Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Temperaturat e larta vazhdojnë të shkaktojnë probleme me zjarret. Sot filloi të digjet një mal në Delçevë, zjarri mund të përhapet drejtë fshatrave për rreth, kurse në shuarjen e tij janë përfshirë zjarrfikës, avionë, qendra për menaxhim me krizat dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Sipas informatave të fundit janë djegur rreth 150 hektarë pyje halore me rrezik që zjarri të zgjerohet drejtë Pehçevës.
Kemi vatër të re zjarri në komunën e Delçevës në fshatin Razllovë nga ku zjarri po zgjerohet drejt fshatit Arabov, komuna e Pehçevës. Atje po veprohet nga ajri dhe shpresojmë se shumë shpejt zjarri do të lokalizohet dhe do të vihet nën kontroll", ka deklaruar zëdhënësi i Qendrës për menaxhim me kriza Fitim Lloga.
Ndërkohë njoftohet për shuarjen e zjarrit në komunën e Zhelinës që tashmë tre ditë kishte përfshirë këtë rajon. Në shuarjen e tij ishin përfshirë zjarrfikës lokal, avionë, qendra për menaxhim me krizat dhe bashkësia lokale, thotë kryetari i komunës.
Dje për shkak të erës zjarri u përhap shumë dhe tash më është djegur edhe pjesa e epërme e cila është e pakalueshme. Sërish i njoftova se nesër në mëngjes do të dalim t'i lokalizojmë ato vatra zjarri. Nëse nuk bie shi mund të ndodh katastrofë e madhe" ka theksuar kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izeiri.
Zjarre për shkak të temperaturave të larta u shkaktuan edhe në vendet tjera të Ballkanit, midis të cilëve në Greqi dhe Mal të Zi, ndërsa në Turqi temperatura ka arritur deri në 50 gradë celsius. Bojana Simonoviq

Category

📺
TV
Comments

Recommended