'Edhe përkundër ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, komuna e Sarajit edhe pse gjendet vetëm disa kilometra larg kryeqendrës vazhdon të ketë infrastrukturë jo cilësore duke lënë jashtë përdorimit qendrat turistike, si liqenin Treska dhe qendrën rekreative Sara'j.
Premtimet për rigjallërimin e Liqenit Treska dhe qendrën rekreative Saraj janë refren në të gjitha fushatat zgjedhore. Deri tani, qytetarët nuk kanë parë asnjë lëvizje konkrete.
"Me liqenin Treska për momentin menaxhon qyteti i Shkupit respektivisht ndërmarrja "Parqet dhe gjelbërimet". Qyteti i Shkupit duhet të prononcohet përfundimisht nëse nuk ka kapacitet dhe dëshirë që të riaktivizojë liqenin, ne si komunë jemi te gatshëm ta marrim në menaxhim pasi kemi edhe investitor edhe njerëz te cilët përmes formave të ndryshme të privatizimit dëshirojnë ta kthejnë në funksion objektin", deklaroi Bekim Murati, kryetar i komunës së Sarajit.
Edhe Shkolla e Mesme në Saraj është premtim, por punimet për të akoma nuk kanë filluar. Nga komuna arsyetohen se kanë kryer obligimet që u takojnë, por çështja tashmë është në dorë të qytetit të Shkupit, i cili ka nën kompetenca shkollat e mesme. Nga ana tjetër, çerdhja që nisi të ndërtohen, është pezulluar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
"Sa i përket shkollës së mesme, në komunën e Sarajit, ne si komunë i kemi kryer të gjitha obligimet tona. Kemi gjetur vendin, kemi kryer të gjitha procedurat urbanistike ku do të ndërtohet shkolla e mesme ..Për momentin projekti është duke u punuar në qytetin e Shkupit...Çerdhja në Saraj objektivisht aty për momentin nuk zhvillohen punimet .. unë jam shumë optimist në shtator ose tetor edhe do të hapim edhe zyrtarisht çerdhen në komunën e Sarajit. Bëhet fjalë për punë shumë të vogla pra çerdhja është ndërtuar tërësisht kanë mbet vetëm pjesë të vogla. Ministria e punës dhe politikës sociale ka ndërpre punimet me arsyetim se kryerësi i punimeve nuk ka respektuar afatet", u shpreh Bekim Murati, kryetar i komunës së Sarajit.
Komuna e Sarajit për këtë mandat ka ndërruar dy kryetarë, por megjithatë, qytetarët e intervistuar nga Alsat-M thonë se nuk mbajnë mend asnjë premtim zgjedhor, përfshi edhe ato të fundit në dhjetor të vitit të kaluar. Disa prej tyre shprehen të kënaqur, por shumica, të dëshpëruar nga puna e kreut të komunës.
"Në përgjithësi, kryetari i komunës duhet shumë më shumë të punojë po aq e ka kapacitetin sipas mendimit tim, dhe për atë, nuk mund të jetë komunë ashtu siç duhet. Kanë pasur projekte që kanë realizuar por nuk janë ato projekte të përfunduara, ja në fshatin tonë ka qenë projekti kanalizimi që është rregulluar por nuk e kanë përfunduar siç duhet, e kanë bërë formalisht dhe nuk e kanë përfunduar, për fshatin Grçec".
"Tash për tash nuk është mirë, gjithë me frikë jemi edhe me vetura të mira por është me frikë se rruga nuk është e pastruar dhe ngushtohet, rriten bimët dhe nuk pastron askush".
"Rrugën në Bojan e ka bërë, krejt mirë është bërë. Ka punuar, ka punuar mirë".
"Na i ndërtoi rr...
Comments