Respekti i Australisë për pemët dhe natyrën

  • 9 years ago
Jo gjithmonë kur ndërtohen rrugë duhet te priten pemë. Por fatkeqësisht kjo ndodh prej vitesh në vendin tonë: sa herë që Bashkia miraton ndërtimin e një rruge, në shënjestër të saj janë pemët, të cilat prej vitesh i kanë dhënë gjelbërim e oksigjen qytetit.

E kundërta ndodh në Australi: edhe atje punohet dhe ndërtohen rrugë, por pemët nuk shkatërrohen; ato mbrohen, nuk priten. Siç mund ta shikoni edhe në pamjet e kësaj kronike të përgatitur nga Tv A1Report, në të tilla raste përdoret një makineri e posaçme, e cila "i shkul" pemët nga rrënjët dhe i zhvendos pa i dëmtuar në një vend tjetër.

Recommended