Xhelal Jusufi: 'Pejkovski , luan me karta nacionaliste'

  • 9 years ago
Ish inspektori ndërtimor në Komunën e Çuçer Sandevës, Xhelal Jusufi hedh poshtë akuzat e kreut të Komunës Jovan Pejkovski për parregullsi gjatë konstatimit të dokumenteve për ndërtimin e një pike karburanti në Stenkovcë nga ana e investitorit Isni Sinani. Sipas Xhelal Jusufit, akuzat e kreut të Komunës janë të pabaza, madje ai kundërakuzon Pejkovskin për nacionalizëm, dhe nuk i lejon qëllimisht shqiptarët të investojnë.
"Me veprimet dhe sjelljet e tilla kryetari i Komunës së Çuçer Sandevë vetëm se dëshmon për një erozion dhe brishtësi të institucioneve komunale por edhe të atyre shtetërore...Unë dua të demantojë deklaratën e tij nga shkaku se deklaratat e tij janë plotësisht të pabaza. Është e pabazë edhe pjesa ku thotë ai se Xhelal Jusufi ka dhënë leje për ndërtim kur dihet se lejen për ndërtim e përgatit departamenti i urbanizmit, e firmos udhëheqësi i sektorit për urbanizëm dhe nga kryetari i komunës, por nuk i firmosë inspektori i ndërtimtarisë kur dihet se ai ka konstatuar vetëm me procesverbal i cili e mbanë numrin arkivor dhe datën kur ai është konstatuar në vendin e ngjarjes", u shpreh Xhelal Jusufi, ish inspektor ndërtimor në Komunën Çuçer Sandevë.
Ish inspektori ndërtimor Jusufi gjithashtu tha se posedon një dokument që tregon qartë arsyen pse Pejkovski pengon investitorin Sinani. Sipas Jusufit vetëm 30 metra më larg këtij lokacioni, kreu i komunës ka kërkuar leje për ndërtim të një pike tjetër karburanti, në emër të babait të tij, Kiril Pejkovski.
"Ai çdoherë ka bërë një fushatë anti-shqiptare dhe këtu janë në pyetje interesat personale ku për një gjë të tillë dëshmojnë edhe dokumentet të dhëna nga Ministria e Brendshme. Ja dokumenti ku ai për vetëm 30 metro më larg parcelës së investitorit Isni Sinani ai bën kërkesë për leje që të kyçet në rrugën kryesore dhe të marr leje për hapjen e një pike karburanti çka është në kundërshtim me ligjin dhe ai këtë kërkesë e bën në emër të babait të tij Kiril Pejkovski, çka d.m.th se ka interesa të veta personale dhe familjare. Xhelal Jusufi, ish inspektor ndërtimor në Komunën Çuçer Sandevë.
Kryetari aktual i Çuçer Sandevës edhe më tej nuk dëshiron që para kamerës të tregojë se pse nuk e lejon investitorin Isni Sinani të ndërtojë pikën e karburantit në Stenkovc. Numri një i kësaj komune, arsyetohet me fjalët se së shpejti nisin zgjedhjet lokale, prandaj do t'i padisë të gjithë ata që prishin imazhin para këtyre zgjedhjeve. Valmir Kuçi

Recommended