Çuçer Sandevë, pengohet investitori shqiptarë

  • 9 years ago
A po blen kohë apo po grumbullon argumente? Kryetari i komunës Çuçer Sandevës, Jovan Pejkovski ndonëse paralajmëroi konferencë shtypi për pikën kontestuese të karburantit, nuk e mbajti premtimin. Tani thotë se së bashku me shërbimin e tij juridik dhe avokatët do të grumbullojë dokumentet e nevojshme me të cilat para opinionit do të njoftoj se ai dhe komuna e tij kanë të drejtë. Kurse investuesi Isni Sinani i ka shkelur ligjet.
"Për të pasur ët drejtë të bëni ndërtime, ligji thotë se duhet të dorëzoni flet -- paraqitje, të caktoni zbatuesin e punimeve dhe organin mbikëqyrës. Në rastin konkret, prej se unë jam kryetar komune, një dokument i tillë tek ne nuk ekziston. Ai ndoshta ka filluar punime me dokumente të pakompletuara, përpos proçes -- verbalit fiktiv nga të dhënë nga z. Xhelal Jusufi si inspektor i autorizuar ndërtimor, i cili pas kontrollit ka konstatuar njëfarë ndërtimi në proçes -- verbal që nuk është regjistruar në asnjë vend tjetër përpos në institucionin e tij dhe sipas kësaj, pra sipas Nenit 50, nuk është informuar askund. Edhe për ne ky proçes -- verbal është fiktiv, ngase konstatuam se tërë procedurën z. Xhelal Jusufi ia ka mbajtur për t'i dhënë leje", tha Jovan Pejkovski, kryetar i komunës Çuçer Sandevo.
Megjithatë, Sinani njëjtë sikurse para dy javësh përsëri shpjegoi se ai i posedon të gjitha dokumentet e nevojshme.
"Absolutisht të gjitha i kam në rregull, aspak nuk është e vërtet as 0.1 për qind. Në rast se Xhelo ka bërë diçka, le të urdhëroj gjyqi ekziston. Xhelo inspektroi i atëhershëm bashkë me mbykqyrësin e kanë vërtetuar këtë se lejen e kam marrë në vitin 2007 derisa me ndërtim kam filluar me punë në vitin 2009 , që kur ishte Jovan Pejkovski kryetar komune, dhe besoni se nuk ka pasur kurrfarë problem. As sot nuk do të kishte problem, por tani Jovan Pejovskit i ka lind ideja. Pse nuk ma prishi lejen atëherë, pse nuk solli vendim atëherë por pas dy viteve, tre herë më ka sjellë vendim. Ja dhe ministria e transportit ka sjellë vendim se dokumentet janë në rregull", deklaroi Isni Sinani -- investues.
Pejkovski i hidhëruar nga akuzat e Sinanit vazhdoi me kërcënime me padi. Kryetari i komunës thotë se do t'i ndjek nëpunësit për zhvillimin e kundërt të procedurës kurse investuesin Isni Sinani përpos për shkelje të ligjit, dhe për shpifje në kohën para fushatës zgjedhore.
"Do ta ndjek për mbajtjen e kundërt të procedurës në pjesën e lejes madje që të tretë, pra z. Qiranxhiiun Xhelon dhe Sinanit pasi ai është nxitës së procedurës për lejen. Do të ketë kallëzim penal edhe për shpifje, para zgjedhjeve në fushatën zgjedhore", tha Jovan Pejkovski, kryetar i komunës Çuçer Sandevo. Verica Pavloska
Para 2 javësh Isni Sinani nga f. Nikushtak i Kumanovës u ankua se Pejkovski nuk i lejon të ndërtojë pikën e karburantit në lokalitetin Stenkovc, për të cilën e kishte dokumentacionin e nevojshëm, sepse nuk ka pranuar t'i japë mitë kreut të Komunës së Çuçer Sandevës. Sipas Sinanit, pasi nuk ka pranuar një gjë të tillë, ka marrë ndalesë për...

Recommended