Mianmar, spastrim etnik ndaj myslimanëve

  • 9 years ago
Derisa sytë e opinionit botëror janë kthyer kah turbulencat ekonomike në Evropë dhe dhuna në Siri, disa nga mediet botërore njoftojnë për paraqitje të pastrimit etnik në Mijanmar, ish Birmaninë. Vetëm tre muaj pasi luftëtarja për demokraci dhe të drejtat e njeriut, An San Su Çi fitoi zgjedhjet e pjesërishme në këtë vend e pastaj udhëtoi për në Norvegji për ta pranuar çmimin Nobël për paqe, nga Mijanmari filluan të dëgjohet alarmi pa zë për ndihmë. Shumë faqe të huaja të internetit dhe tabloide njoftuan se në fshatrat në rajonin Arakan afër kufirit me Bangladeshin po ndodhin masakra dhe përndjekje të pamëshirshme ndaj popullatës myslimane. Sipas burimeve të njëjta, dhuna filloi muajin e kaluar pasi që tre myslimanë u akuzuan se kanë abuzuar një pjesëtare të fesë budiste. Kjo thuhet se ka qenë alibi që popullata shumicë budiste të filloi t'i sulmojë myslimanët. Organizatat për të drejtat e njeriut "Amnesty Internacional" njoftoi se forcat shtetërore të sigurisë kanë filluar të zbatojnë arrestime masive dhe tash më kanë shkatërruar dhe djegur me mijëra shtëpi. Një numër i madh i popullatës pakicë po orvatet që ta braktis Birmaninë dhe të ik në Bangladeshin fqinj.
Agjencitë më të mëdha botërore të lajmeve ende nuk kanë transmetuar informatat për gjendjen tragjike në këtë vend. Petar Bllazhevski

Recommended