Opozita hedhë dyshime mbi 'Listën zgjedhore'

  • 9 years ago
Opozita nuk e pranon listën zgjedhore si të pastruar dhe reviduar për shkak të përfshirjes së mbi 138 mijë votuesve të cilët janë në të ndërsa posedojnë dokumente të vjetra personale. Ky numër është shumë brengosës për shkak se ato mund të zgjidhin shumë çështje, tha Jani Makraduli nga LSDM-ja. Këto komente u thanë në takimin e sotëm të punës në kuadër të KSHZ në të cilën munguan përfaqësuesit e partive tjera politike. Por nga Drejtoria për regjistrin amë premtuan që deri në tetor të pastrojnë dilemat rreth këtyre votuesve duke kryer kontroll të të dhënave të këtyre personave në librin amë.
"Ajo që më së shumti për ne duhet të jetë udhërrëfyes janë të dhënat se deri më 30 qershor 137.725 persona që janë në listën zgjedhore posedojnë letërnjoftim të vjetër ose sipas ligjit ata nuk kanë të drejtë vote .Me 137.725 persona që nuk kanë të drejtë vote ndërsa janë në listë realizohen shumë punë dhe për ne derisa nuk dihen se kush janë këta njerëz, nuk mund të pranojmë se lista zgjedhore është reviduar, është e drejtë ose e plotësuar me rekomandimet e OSBE", deklaroi Jani Makraduli, LSDM.
"Do të shkojmë në mënyrë sistematike, ky është si propozim. Do t'i shohim personat që janë më të moshuar se 80 vjeç e pastaj do të shkohet me personat që kanë dokumente te përhershme ose do ët shohim se kur për herë të fundit kanë marrë dokument personal me qëllim që ky numër të ulet dhe që të mund të shtator dhe tetor nga ana jonë t'i kemi të pastruara të gjitha ato shifra dhe personat të figurojnë me dokumente te reja", tha Katerina Bitrovska, Drejtoria e regjistrit amë.
Ndërsa drejtuesi i grupit të punës Bedredin Ibrahimi theksoi se kjo çështje është politike dhe se ata duhet të vendosin nëse lista do të përfshijë vetëm personat me dokumente të reja personale ose jo.
"Është e saktë se kjo është çështje politike dhe nëse në fund puna jonë do të kurorëzohet me marrëveshje të partive politike në parlament se çfarë do të thotë listë zgjedhore. Pra nëse në të duhet të jenë vetëm ata që kanë dokumente të reja identifikimi dhe kanë të drejtën e votës ose duhet të jetë të gjithë qytetarët me të drejtë vote ndërsa kanë dokumente të vjetra dhe duhet të jenë në listën zgjedhore", u shpreh Bedredin Ibrahimi, drejtues i grupit të punës.
Çështje tjetër që u diskutua në seancën e sotme ishte edhe e drejta e votuesve të diasporës.
"Nuk është e vërtetë se diaspora nuk ka ndikim në zgjedhjet lokale ajo nuk voton mirëpo ekzistimi i tyre në listën zgjedhore këtu, nënkupton se ai mund ta realizoj të drejtën e tij prandaj duhet të vërtetohet nëse ka dokument valid", tha Jani Makraduli, LSDM
"Nëse qytetarët që janë jashtë, zgjedhin tre deputetë ndërsa duhet të luajnë rol edhe në numrin e përcaktimit të njësive zgjedhore, do të thotë se ai i shfrytëzon dy të drejta edhe jashtë edhe brenda në drejtim të përcaktimit të numrit të votuesve që përafërsisht shkon në +, - 5%"., deklaroi Bedredin Ibrahimi, drejtues i grupit të punës.
E ndërkohë nga asociacioni qytetar 'Most' kërkuan që të di...

Recommended