Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
I frymëzuar nga melodia "Jellou submarin" i grupit legjendar Bitëllsi, biznesmeni inovativ britanik Alfi Babëlls, bleu një nëndetëse të vjetër angleze dhe e rregulloi në hotel tërheqës. Kreacioni i ri paraqet motivin e albumit të vetëm në studio të katërshit të paharrueshëm, që dikur ishte qëllimi i shumë kritikave për shkak të dyshimeve se kënga përshkruan përvoja nga drogat psiko-delike. Hoteli tërheqës gjendet në qytetin e Liverpulit, vendlindja e Bitëllsave legjendar. Brendia e tij është me pajisje shumë luksoze dhe ka detaje që i glorifikojnë rokerët e njohur. Dhomën e ditës e karakterizojnë segmente interesante të larme. Hoteli "Nëndetësja e gjelbër" tash më është vënë në përdorim. Një natë kushton prej 200 deri 400 euro varësisht nga periudha e javës kur qëndrohet në të. Gjatë ditëve të fundjavës është më shtrenjtë. Bitëllsit ishin pop- rok grupi i formuar në vitet e 60-ta. E përbënin Xhon Lenon, Poll Mekartni, Xhorxh Harison dhe Ringo Star. Rrobat, stilet dhe qëndrimet e tyre i bënë një trend të vërtetë duke shkaktuar një revolucion kulturor në këtë periudhë. Grupi u shkatërrua në vitin 1970 për shkak të mospajtimit mes anëtarëve. Pas shkatërrimit, të katër anëtarët vazhduan me solo karrierat e tyre. Petar Bllazhevsnki

Category

📺
TV
Comments

Recommended