Tetovë, stuhia e mbrëmshme, vdesë vajza katër vjeçare

  • 9 years ago
Fëmija i mitur që humbi jetën nga moti në Tetovë ishte vajza katër vjeçe. Policia e Tetovës për detajet e ngjarjes njofton se vajza pësoi në rrugën Trebosh -- Tetovë pasi një pemë ra mbi makinën kabriolet me të cilën udhëtonte. Vajza mori lëndime serioze në kokë dhe vdiq në vend. Personat tjerë që ishin në makinë u sollën në qendrën urgjente në Shkup. Ata nuk janë në rrezik jete dhe janë vendosur në klinikën e neurokirurgjisë, informojnë nga qendra urgjente. Për shkak të motit disa vendbanime dhe fshatra në Maqedoni sot nuk kishin energji elektrike, kurse probleme kishin edhen ndërmarrjet publike në Shkup me pastrimin e rrugëve që u bllokuan nga drunjtë e shkulura dhe degët e thyera.
"Në Tetovë një person, fëmijë i moshës katër vjeçe, e cila gjendje në veturën mbi të cilin ka ra një dru, ka humbur jetën. Në Tetovë disa fshatra nuk kanë rrymë elektrike , ndërkohë që gjatë ditës së sotme ekipe të EVN-Maqedoni po punojnë në sanimin e defektit që brenda ditës të mund këto fshatra të pajisen me energji elektrike", deklaroi Fitim Lloga, zëdhënës i Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Era e fuqishme shkaktoi edhe 28 zjarre në Shkup. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se të gjitha zjarret në vend janë shuar. Ekipet e zjarrfikësve arritën që të shuajnë zjarret në një shtëpi në f. Moranë, pastaj barin që kaploi zjarri, depo me material ndërtimor dhe zjarret në makinat. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, shikueshmërisë së zvogëluar dhe rrezikut nga goditje e energjisë elektrike, ekipet nuk ishin në gjendje të intervenojnë gjatë natës dhe në disa lokacione intervenuan në orët e hershme të mëngjesit. Kompetentët thonë se nuk pritet keqësimi i serishëm i motit kurse institucionet thonë se janë përgatitur që të intervenojnë në situatat e krizës. Bojana Simonoviq

Recommended