Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Dikur në të vozitej presidenti amerikan Franklin Ruzvelt kurse para kësaj, ishte në pronësi të gangsterit të njohur, Al Kapone. Makina "Cadillac" e prodhuar në vitin 1928 brenda një muaji pritet të ketë pronar të ri pasi do të vendoset në ankand. Çmimi i saj fillestar do të jetë 400 mijë euro. Deri më tani makina e blinduar ka qenë në duart e koleksionuesit të njohur amerikan.
"Makina është në gjendje të shkëlqyeshme. Ky është modeli më luksoz i këtij lloji të "Cadillac-ut". Vetëm për rrotat me shenjën mbrojtëse të Cadillac-ut, atëherë janë shpenzuar më shumë se 2000 dollarë. Pjesa e jashtme është e dizajnuar në mënyrë të përsosur dhe në të shihen elemente për aerodinamikë më të mirë. Makina ka motor VE -- 8 i cili mundëson shpejtësi prej 160 km në orë". Greg Zanis -- konservues
"Cadillac-u" është tërësisht i mbështjellur me shtresë çeliku me ngjyrë të gjelbër dhe me anësore të zeza që të ngjasojë me makinat e policëve të Çikagos gjatë periudhës së gangsterit të njohur. Dikur ka qenë e pajisur edhe me drita me rotacion, sirenë dhe radiomarrës policor. Dritarja e prapme lëshohej deri në fund që të mundësohet qitje ndaj makinave që e përcjellin. Kapone akuzohej për mos- pagesë të tatimit kurse sot makina e tij e vjetër 84 vjet cilësohet si klasike dhe është i liruar nga tatimi. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV

Recommended