PDSH: 'Ahmeti demaskoi vetveten'

  • 9 years ago
'Ahmeti demaskoi vetveten', kështu e komentojnë nga Partia Demokratike Shqiptare deklaratën e djeshme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti i cili tha se çështjae gjuhës mund të zgjidhet në mandatin e ardhshëm pasi këtë mandat me prioritet ka qenë amnistia. Për PDSH-në e Thaçit kur një lider mirëqenien dhe rehatin e vet personale e vendos mbi atë të popullit që duhet ta përfaqësoj atëherë gjithçka është e qartë.
"Çka mund të presin shqiptarët gjatë tre viteve të ardhshme sa kanë ngelur nga ky mandate kur dje e pamë dhe e dëgjuam dorëzimin dhe nënshtrimin total të këtij njeriu I cili I mori në qafë shqiptarët. Shqiptarët dje kishin mundësi të shohin dhe dëgjojnë konstatimin që PDSH e përsërit 10 vite me radhë se ky njeri dhe ata rreth tij gjithçka për të cilin interesohen dhe përkujdesen janë mirëqenia, pasurimi dhe rahatllëku I tyre, gjithmonë në kurriz të shqiptarëve dhe si pasoj sot kemi një BDI përplot me milionera dhe shqiptarë më të varfër dhe më të nënçmuar se kurdoherë", deklaroi Imer Aliu, PDSH.
Nga PDSH-ja thonë se si pasojë e politikës që po udhëheqë BDI-ja shqiptarët çdo ditë e më tepër po u nënshkrohet sic shprehen nga partia e Thaçit represioneve të vazhdueshme të pushtetit aktual.
"Është e qartë gjendja e mjerueshme në të cilën gjenden shqiptarët, është e qartë se ku e ka burimin kjo nëpërkëmbje dhe ky diskriminim që u bëhet shqiptarëve për çdo ditë. Është e qartë se për se shqiptarët për çdo ditë rrihen, vriten e maltretohen, është e qartë se për se vendbanimet shqiptare prezencën e qeveris e shohin vetëm nëpërmjet policisë dhe represionit të çdo ditshëm e jo nëpërmjet investimeve dhe përkujdesit institucional... Është e qartë se përse gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni. Krejt shqiptarët e mbajnë mend se në vitin 2008 Ali Ahmeti tha se zgjodhi çështjen e gjuhës tash kërkon edhe një mandate ta zgjidh këtë çështje", u shpreh Imer Aliu, PDSH.
Ndryshe PDSH-ja kërkon që Ahmeti urgjentisht të tërhiqet nga skena politike në të kundërtën sipas qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme do t'ia shqiptojnë dënimin. Por pretendimet e këtilla u hodhën poshtë nga BDI-ja duke shprehur siç thuhet indinjatë nga niveli i ulet i komunikimit publik të përfaqësuesve të PDSH-së. E vetmja periudhë kur proceset kombëtare kanë regjistruar ngecje në dekadën e fundit është periudha kur PDSH uzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve. Po në këtë periudhë u abrogua Ligji për Flamurin Kombëtar dhe krahas premtimeve publike të PDSH-së, asnjëherë nuk miratuan ligj të ri. Po në këtë periudhë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat u rrit vetëm për 1%. Ofendimet e PDSH-së nuk do të mund ti amnistojnë të bërat antikombëtare të partisë e cila po feston 19 ose 14 vjetorin e saj dhe nuk ka shënuar asnjëherë fitore. Bashkimi Demokratik për Integrim, në bashkëpunim me të gjitha forcat progresive të shoqërisë civile dhe mediave, do të vazhdojë përpjekjet e sinqerta për të avancuar pozitën e shqiptarëve në Maqedoni drejt barabarësisë, por me sinq...