Estonezët, admirues të qëndrimit në natyrë mund ta shfrytëzojnë mundësinë të flejë një natë në flluskë sapuni. Bëhet fjalë për një objekt të pazakontë turistik që ka dukjen e një balloni të madh me mure të tejdukshme. Është ndërtuar në një park nacional në Estoni dhe tashmë ka filluar të tërheqë shumë aventurierë dhe admirues të natyrës.
"Ideja është që njerëzit t'i sjellim në natyrë të paprekshme. Ky është rezervat. Ndonëse e gjithë kjo e tëra është pronë private, ndodhet në zemrën e parkut nacional. Vendi është shumë i qetë dhe intim", deklaroi Ermil Migur, menaxher i hotelit.
Hoteli i pazakontë flluskë është i lartë tre metra dhe i gjerë katër metra. Muret e tij janë elastik. Nuk disponon me luks si hotelet moderne, por admiruesit e natyrës e duan pikërisht këtë, thonë nga ekipi menaxhues.
"Kur qëndrova për herë të parë, isha i mahnitur. Tërë kohën shikoja në qiellin e pastër të mbushur me yje. Madje pashë yje duke rënë", u shpreh Ermil Migur, menaxher i hotelit.
Mysafirët e tij të parë ishin dy të rinj që kishin dashur martesën ta bëjnë pikërisht në këtë vend. Qëndrimi për një natë në këtë hotel kushton prej 100 deri në 130 euro. Petar Bllazhevski
Comments