Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Rrethi misterioz që para një jave u paraqit në Karbinci të Shtipit dhe që e filmoi një paraglajderist, në fakt ishte logoja e re e ndërmarrjes publike 'Pyjet e Maqedonisë'. Vepra rreth të cilës filluan të rrëfehen tregime për jashtëtokësorët, ishte bërë nga disa artistë të rinj që e kishin bërë për nevojat e ndërmarrjes. Drejtori i Pyjeve të Maqedonisë, sot e prezantoi logon e re të ndërmarrjes dhe sloganin e ri "Në partneritet me natyrën".
"Paraglajderisti nuk ka asgjë të përbashkët me ne. Ne as që e njohim personalisht e as ndërmarrja nuk e ka angazhuar. Ai rastësisht ka fluturuar mbi atë dhe nuk ka qenë e planifikuar që përmes paraglajderistit ta lëshojmë këtë në opinion. Ne planifikuam diçka që personalisht ne do e pikturojmë dhe të nesërmen do organizonim konferencë shtypi, por dikush ishte më i shpejtë se ne, pikërisht paraglajderisti e kishte vërejtur atë", deklaroi Zharko Karaxhovski, drejtor i N. P Pyjet e Maqedonisë.
Tërë javën rreth kësaj ngjarje janë thurur rrëfime të ndryshme. Madje figura e krijuar në fushë u ndërlidh me ekzistencën e jashtëtokësorëve, ndërsa komedia shkoi aq larg sa në disa televizione lokale u paraqitën disa njerëz që pohonin se personalisht ata i kishin thirrur jashtëtokësorët.
"Bëhet fjalë për fluturake interplanetare të miqve të mi të vërtetë të ardhur nga Gjithësia që i ftova duke përdorur projeksionin telepatik të mendimeve, përkatësisht energjisë që ata paraprakisht ma dhuruan që kur të dëshiroj të jem në kontakt me ta", tha Miki Trajçevski, qytetar i Shtipit.
Sidoqoftë, sot nga Pyjet e Maqedonisë u sqarua gjithçka, ndërsa format e vizatuara simbolizojnë ndryshimin e vazhdueshëm, lëvizjet dhe ripërtëritjen. Bojana Simonoviq

Category

📺
TV
Comments

Recommended