Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po realizohet me dinamikën e duhur ashtu siç po realizohet edhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev. Sipas tij secila qeveri me angazhim serioz i është qasur zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
"Përfaqësimi drejtë si një nga segmentet e rëndësishme të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit po realizohet me dinamik dhe intensitet të mirë prandaj thashë se edhe në periudhën e ardhshme të gjitha aspektet që janë të lidhura me atë proces do të zbatohen me vëmendje të veçantë. Sipas kushtetutës dhe ligjeve mendoj se nuk parashihen sanksione për mosplotësim të ndonjë çështje por është me rëndësi që në vazhdimësi po zbatohet. Kur kemi lëvizje dhe përparim ajo mendoj se është për tu përshëndetur dhe vlerësuar", tha Aleksandar Gjeorgjiev zëdhënës i qeverisë. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended