Llojan, as asfaltimi e as kanalizimi!

  • 9 years ago
Kryetari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku nuk mban premtimin e dhënë se në afat prej 20 ditësh do ta asfaltojë rrugën që lidhë fshatin Llojan me Miratocin e Luginës së Preshevës në gjatësi prej 1 kilometër. Duraku para 20 ditëve pati deklaruar gjithashtu se përveç asfaltimit, me mjete të komunës do të ndërtojë edhe kanalizimin. Por banorët e Llojanit dëshmojnë të kundërtën. Ata thonë se çdo shtëpi ka dhënë nga 100 euro që të kyçet në rrjetin nëntokësor të kanalizimit. Por fillimisht të dëgjojmë se çfarë ka deklaruar pikërisht para 20 ditësh kreu i Komunës së Likovës.
"Kanalizimi i asaj pjese duhet të futet në kanalizim që mos të kenë problem qytetarët pastaj me kanalizimin pasi që pas asfaltimit të rrugës mos të prishet e njëjta. Kanalizimi investohet drejtpërdrejt nga mjetet buxhetore të komunës së Likovës. Ne si është e paraparë me çështjen teknike dhe punëmarrësi thotë se nga 20 deri në 30 ditë do të përfundojnë të gjitha punët", d deklaroi kohë më parë Sadulla Duraku, kryetar i Komunës së Likovës.
Por siç u tha, banorët shprehen tejet të revoltuar madje ia bëjnë me dije opinionit se projekti në fjalë realizohet edhe me kontributin e tyre financiar dhe fizik.
"Është stërzgjatur dhe do të vazhdojë kështu. Me deklaratën e kryetarit të Komunës që për 20 ditë do të përfundojnë punimet, po kjo nuk përfundon edhe 1 muaj. Kemi probleme me kanalizimin, me telefonat, me ujësjellësin e fshatit".
"Këtu 53 shtëpi kanë paguar, nga 100 euro për çdo shtëpi, 5 mijë e 300 euro janë dhënë si vetëkontribut i kësaj mëhallës sonë. Ata po thonë po e ndërtojmë kanalizimin në fshatin Llojan, komuna kinse, kjo faktikisht është vetëkontribut".
"Premtimet janë të kota. Realizimi i rrugës që është premtuar të asfaltohet do të vonohet, por siç thanë edhe shokët kanalizimi është vetëkontribut i kësaj mëhalle.
"Ne vetë e bëjmë këtë punë dhe kjo nuk është në rregull. Banorët e Llojanit vetë jemi tu dhënë kontribut, kemi dhënë para nga 100 euro për çdo shtëpi...dikush nuk ka pasur por ka hyrë borxh dhe i ka dhënë".
Edhe pse kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku pati premtuar se për 20 ditë do të përfundojnë punimet sa i përket shtrimit të asfaltit që lidhë fshatin Llojan drejtë pikës kufitare në Mirratoc në Serbi një gjë e tillë nuk u realizua. Edhe pse sot gjatë qëndrimit tonë këtu në këtë fshat vërehet se makineritë janë duke punuar por punimet për 20 ditë siç u premtua nuk përfunduan.
Premtimi për asfaltimin e kësaj rruge erdhi pasi që TV Alsat publikoi të gjitha deklaratat e zyrtarëve të BDI-së të dhëna në dy vitet e fundit se në afat sa më të shpejtë do të hapet vendkalimi kufitar në Llojan. Tani pas gjithë kësaj banorët e kësaj ane thuajse i kanë humbur shpresat se një ditë do të hapet kjo pikë kufitare.
"Pa e parë Ministrin e Jashtme Serbe dhe atë të Maqedonisë me ardhën si i kanë hapur kufirit nëpër tjera shtetet, atëherë besojmë...tash për tash është e pabesueshme".
"Me besu nuk besojë akoma deri në çastin kur do të hapet. Shpresat i kemi humbur, udhëhe...