Grevë në Idrizovë, akuzohet Bexheti

  • 9 years ago
Rreth 30 të burgosur nga burgu i Idrizovës nga dita e djeshme janë hedhur në grevë urie për shkak të siç theksojnë ata, diskriminimit politik që u bëhet nga ana udhëheqësve të burgut dhe ministrit të Drejtësisë, Blerim Bexheti. Ata thonë se kërkojnë realizmin e të drejtave minimale që i takojnë çdo të burgosuri.
"Lajmërohem nga burgu i Idrizovës prej dje jemi një grup I të burgosurve të pakënaqur kemi hy në grevë urie për disa kërkesa minimale që na takojnë këtu në burg mirëpo burg u është politizuar tej mase... Çfarë drejtësie është kjo, si mund të ndahen të burgosurit në BDI, PDSH, RDK apo simpatizues I kujt është? Një i burgosur është i sëmur kërkon të shkoj në spital nuk e dërgojnë as në spital,.. ka probleme tjera ka që u takojnë të shkojnë për vikend", u shpreh Vullnet Xhelili, i burgosur .
I burgosuri në fjalë, thotë se çështjen e tyre janë munduar ta trajtojnë në instancat më të lara të burgut, por më kot. Ai shprehet skeptik edhe ndaj premtimeve të drejtori të burgut për zgjidhjen e shpejtë të këtyre problemeve.
"Përafërsisht jemi diku 30 vetë ...Dje kemi pas një takim me drejtorin e burgut dhe ai na ofronte që të mos hyn në grevë se do të plotësohen kushtet mirëpo këto përgjigjet e drejtorit unë jam qe 2 vjet në burg ku janë ndërruar 3 drejtor dhe përgjigja e fundit e drejtorit është se urdhri është prej ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti", tha Vullnet Xhelili, i burgosur.
Greva, thotë ky i burgosur, do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Por këto pohime i ka hedhur poshtë zëvendësdrejtori i burgut të Idrizovës Bekim Rexhepi. Ai në linjë telefonike për Alsat M, tha se bëhet fjalë për tre persona, të cilët i quajti "zhurmaxhi që e bëjnë këtë për kapriço të vogla"..
Gjyltene Rexhallari