Temperaturat e larta i hapën punë ndihmës së shpejt. Po rritet numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë, sepse ndjeheshin keq në ndonjë vend publik sikurse në autobus, rrugë, sheshe. Përveç personave të moshuar që janë më pak të qëndrueshëm në mot të nxehtë, ndihmë kërkuan edhe të rinj të cilët nuk mund t'i durojnë temperaturat e larta.
"Numri i intervenimeve në vende publike është rritur që do të thotë se numri i intervenimeve në vende publike është nga 10 deri në 12 intervenime. Pra, bëhet fjalë për intervenime në rrugë, në institucionet dhe ndërtesat publike e të ngjashme. Ka shumë pacientë të moshës më të re që për shkak të natyrës së punës çdo ditë dalin në të hapur në periudhën kur mbanë vapë e madhe edhe pse janë të rinj vuajnë nga moti", tha Hari Hokocijan, mjek i ndihmës së shpejtë.
Mjekët bëjnë apel deri tek qytetarët për të mos qëndruar në diell prej orës 11 e deri në orën 16, të veshin rroba të lehta dhe të pinë lëngje. Për shkak të temperaturave të larta sot nëpër Shkup, kryebashkiaku, Koce Trajanovski dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq iu shpërndanin ujë kalimtarëve.
"Këtë vit qyteti i Shkupit Kryqit të Kuq i ka dhuruar 500 mijë denarë për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët në qytet. Këtë ujë për pije Kryqi i Kuq së bashku me Qytetin e Shkupit e ndajnë në ato vende ku ka shumë njerëz, në tregje, në stacione të autobusëve, atje ku shumica e njerëzve lëvizin, iu dhurojnë një shishe me ujë që të mund më të lehtë ta kalojnë valën e të ngrohtit", deklaroi Koce Trajanovski, kryebashkiak i Qytetit të Shkupit.
Trajanovski paralajmëroi se punëtorët të cilët punojnë në projektet e Qytetit të Shkupit do të punojë me orar të shkurtuar, përkatësisht vetëm deri në orën 11. Por nga LSDM reaguan se punëtorët ndërtimor po punojnë jashtë, në Kuvend i bënë thirrje ministrit të Punës, Spiro Ristovski që të shqiptojë dënime për kryetarin e Parlamentit.
"Ja ku e ka rastin të shqiptojë dënimet e para, dënim për kryetarin e Parlamentit Velanoski për shkak se punëtorët po punojnë në temperatura tejet të larta në objektet ku edhe ai është porositës dhe dënime për kompanitë që i detyrojnë të punëtorët të punojnë në kushtet e tilla çnjerëzore", tha Cvetanka Ivanova, LSDM.
Moti i nxehtë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Temperatura deri më 41 gradë celsius paralajmërohet për të mërkurën dhe të enjten, kurse të premten moti do të jetë me vranësira të vogla me temperaturat më të larta deri në 38 gradë celsius. Bojana Simonoviq
Comments