Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki e cilësoi si të pa pabazë tezën e kolegut të tij, ministrit të Ekonomisë Valon Saraçini, rreth Beneluksit Ballkanik. Sipas Poposkit në kontekstin e sotëm një projekt i tillë nuk është logjik pasi Maqedonia nuk do të ketë kurrfarë dobie po të mbyllet siç vlerëson ai, në një rreth aq të ngushtë. Kreu i diplomacisë gjithashtu në një takim me gazetarë tha se integrimet evropiane janë në një nivel shumë më të avancuar për dallim nga koha kur është formuar Beneluksi ndërkaq Maqedonia përveç me Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, ka bashkëpunim ekonomik të mirë edhe me shtete e tjera të rajonit.
"Në atë kontekst ka qenë zgjidhje e arsyeshme, por nëse e shikoni nga aspekti i sotëm dhe nëse e vendosin këtu në Ballkan, nuk ka bazë, sepse fillimisht integrimi evropian është në një fazë shumë të avancuar, nëse flasim për qarkullimin e njerëzve ne kemi marrëveshje me 2 nga këto 3 vendet, sa i përket qarkullimit të mallrave kemi një kornizë të mirë të tregut të integruar, ndërkaq atë nivel të integrimit me këto tregje ne e kemi edhe me serbët edhe me Bullgarinë, Greqinë dhe Bosnjën. Prandaj nuk do të ishte logjike të kufizohemi në këtë rreth kur më shumë dobi kemi në një rreth më të gjerë", është shprehur Poposki.
Ndërkaq ideja për Beneluksin Ballkanik i cili do të përfshinë Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën u shpalos gjatë takimit të ministrit të Ekonomisë Valon Saraçini me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili kishte për qëllim hapjen e tregut të përbashkët nga tetë milion banorë, me çka do të reduktoheshin kostot e transportit, ndërsa portet e Durrësit dhe Barit do të ishin alternativa e portit të Selanikut. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended