Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Nutricionisti skocez, Mike Lean, nga Universiteti në Glasgoë dhe sipërmarrësi, Donnie Maclean, kanë prodhuar dhe dëshirojnë ta plasojnë në treg, ashtu siç pohojnë, picën e parë të balancuar me vlera ushqyese, transmeton BBC.Picat e tyre përmbajnë 30 për qind të vlerave të kalorive të rekomanduara ditore të proteinave, karbohidrateve, vitaminave dhe mineraleve.
Profesor Lean ka deklaruar që ideja për prodhimin e picës së shëndetshme ishte rezultat i frustrimit të tyre. "Kohë më parë kemi studiuar ushqimin e gatshëm të cilin e prodhojnë pesë zinxhirë kryesorë të supermarketeve në Skoci. Këto janë ushqime krejtësisht të pabalancuara. Kanë kripë sa për tërë ditën, yndyra të ngopura sa për tërë ditën ose dhe më shumë, ndërsa disa përbërës të tjerë që i duhen organizmit nuk i kanë aspak. Askush nuk shqetësohet për vlerat ushqyese", ka thënë Lean.
Prandaj profesori dhe financuesi i tij, duke i lënë të njëjtë përbërësit kryesorë të picës dhe duke mos e ndryshuar shumë shijen, kanë gjetur mënyrën që në të të reduktojnë nivelin e kripës, ndërsa të rrisin nivelin e vitaminave C, A dhe B12 dhe të magnezit dhe kalciumit, duke përdorur për shembull, sasi të vogla piperi të kuq në salcën e domateve dhe barishteve të detit në brumë.
Picat do të jenë vetëm në formë të ngrirë, sepse përbërësit ushqyes kështu mund të ruhen më mirë. Pasi që pica e tyre është pak më e shtrenjtë se të tjerat, synimi tjetër i tyre është të ulin çmimin, ndërsa pas kësaj t'u përkushtohen llojeve të tjera të ushqimit të shpejtë. Alsat-M

Category

📺
TV

Recommended