Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Komuna e Sarajit për më shumë se një dekadë është juridikisht e pafuqishme që të menaxhoj me shumë objekte publike që gravitojnë në territorin e saj pasi nuk posedon listë poseduese për të njëjtat. Bëhet fjalë për objektet e bashkësive lokale në shumë vendbanime, objekti i ish komunës së Kondovës, fusha sportive, objekte shëndetësore dhe së fundmi edhe disa shkolla fillore të cilat juridikisht i takojnë komunës së Karposhit. Kjo është si rezultat i mos realizmit të vendimit të qeveris në vitin 2000 për ndarjen e bilancit mes komunave nga ana e entit gjeodezik republikan.
"Pas asaj ndarjes është sjell vendim që një mori i objekteve i takojnë komunës së Kondovës dhe Sarajit mirëpo ky vendim nuk është realizuar deri në fund për shkak se enti gjeodezik republikan vendimin e qeveris nuk e ka realizuar. Pse nuk e ka realizuar ne nuk kemi përgjigje, përgjigja ekziston në nivel më të lartë, pra në qeveri dhe entin republikan si institucion ku direkt përgjigjet para qeveris së Maqedonisë", tha Beqir Muhameti, komuna Saraj.
Situatë e njëjtë paraqitet edhe me objektet e disa shkollave. Komuna edhe pse është përgjegjëse për arsimin fillor nuk posedon dokumentacionin e objekteve shkollore.
"Ne si pushtet lokal duhet të dimë saktë në bazë të dokumentacionit i cili është dashtë të rrjedh nga ministria në pushtetin lokal dhe në bazë të atij dokumentacioni të bëjmë edhe evidentimin e pronës së shkollave gjegjësisht kompetencës së arsimit fillor mirëpo ajo pjesë nuk është bërë deri në fund", u shpreh Beqir Muhameti, komuna Saraj.
Me këtë problematikë që daton nga viti 2000 janë ballafaquar edhe krerët e mëparshëm të komunës së Sarajit Imer Selmani, Bekim Fazliu dhe Blerim Bexheti, të cilët kanë pasur për obligim që të përshpejtojnë zgjidhjen e saj.
"Ajo është pronë e komunë së Sarajit dhe edhe unë kur kam qenë kryetar komune dhe ai që ka ardhur pas meje e ka obligim që ti rregullon. A është e rregulluar ajo ju lutem të drejtoheni tek komuna e Sarajit unë e ushtroj funksionin ministër i drejtësisë jo kryetar komune", deklaroi Blerim Bexheti, ministër i drejtësisë.
Tani komuna e Sarajit do të duhet t'i legalizoj objektet e veta për të cilat edhe ka ngritur procedurë sipas ligjit për legalizimin e objekteve. Për këtë qëllim ka angazhuar edhe shtëpi gjeodezike që të përgatis elaborat për gjendjen faktike të objekteve në fjalë, që më pas të evidentohen në agjensionin për kadastër. Përgjegjësia kryesore për një gjendje të tillë sipas përfaqësuesit të komunës Beqir Muhametit qëndron te pushteti ekzekutiv por se nuk duhet amnistuar as pushteti lokal i cili është dashur të bëj trysni dhe presion që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended