Askush nga BDI sot nuk ka komentuat përjashtimin e shqiptarëve apo zbatimin e ligjit të ri për mbrojtjen shëndësore që nuk parasheh përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve gjatë punësimeve në institucionet publike shëndetësore. Rasti i djeshëm me spitalin 8 shtatori ku gjatë përzgjedhjes së 16 mjekëve janë përjashtuar në tërësi shqiptaret me arsyetimin e mospërmbushjes së kritereve tregon qartë se për institucionet ligjet janë vendosur mbi kushtetutën e vendit e cila qartë përcakton normën e përfaqësimit adekuat në bazë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Ekspertët për çështje juridike konsiderojnë se neglizhenca e kësaj norme kushtetuese çon në acarimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.
"Parlamenti i Maqedonisë dhe konkret dhe më saktë qeverisja aktuale politike dhe mazhoranca politike në parlament duhet ta ketë të qartë se nëpërmjet ligjeve që i miraton ajo të mos cenoj parimin dhe normën kushtetuese e cila garanton përfaqësimin etnik të gjithë qytetarëve të Maqedonisë në institucionet e shtetit përfshirë edhe ligjin e fundit mbi mbrojtjen shëndetësore I cili në mënyrë të hapur diskriminon përfaqësimin e shqiptarëve konkretisht dhe gjitha etnive tjera në institucionet e shëndetësisë në Maqedoni. Prandaj Maqedonia, parlamenti dhe garniture politike aktuale duhet ta ketë të qartë se implementimi i plotë i M.O dhe i ligjeve që burojnë dhe e cila nuk është implementuar deri në fund janë shansi i fundit për ruajtjen e bashkëjetesës në këtë shtet", tha Mersim Maksuti ekspert i të drejtës kushtetuese.
Ai nuk pajtohet me arsyetimin e zyrtarëve të larët se në rend të parë duhet të jetë profesionalizmi. Maksuti konsideron se fillimisht duhet të respektohet kuota e përfaqësimit dhe në kuadër të saj të ruhet profesionalizmi. Daljen nga ky qorrsokak, Maksuti e sheh në korrigjimin e ligjit nga ana e parlamentit ose propozuesit e ligjit duke mos përjashtuar edhe ngritjen e iniciativës në gjykatën kushtetuese.
"Sipas të gjitha gjasave duhet ligji të korrigjohet të kthehet edhe njëherë nëpër trupat punuese të parlamentit në komisionet përkatëse të tij ose më mirë te propozuesi I autorizuar që e ka propozuar pranë parlamentit dhe të korrigjohen. Në rast se nuk vjen deri aty atëherë mbeten mekanizmat e fundit kushtetues që janë të ngrihet çështja, të iniciohet pranë gjykatës kushtetuese dhe të paditet për diskriminim të neneve të kushtetutës që garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të gjitha përfaqësive etnike në Maqedoni dhe më saktë të shqiptarëve", deklaroi Mersim Maksuti ekspert i të drejtës kushtetuese
Në arsyetimin e e tij pas përzgjedhjes së 16 mjekëve dhe asnjerit prej tij shqiptarë në spitalin 8 shtatori, Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov tha se kriteri kryesor në shëndetësi duhet të jetë profesionalizimi i mjekëve, e jo përkatësia e tyre etnike. Gjyltene Rexhallari
Comments