Qeveria ka ngritur disa iniciativa veç më të njohura për opinionin që kanë të bëjnë me marrëdhëniet maqedono-greke e që kanë për qëllim përparimin e dialogut dhe përforcimin e besimit të ndërsjellë. Ata shpresojnë se kësaj here Greqia do të tregoj frymë evropiane dhe do të ketë qasje ndryshe nga e kaluara kur përgjigja ka qenë negative ose kur nuk është kundërpërgjigjur. Një ndër këto iniciativa është edhe inicimi i dialogut në nivele të ndryshme që do të kontribuonin edhe në arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme për çështjen e emrit.
"Ne funksion të dinamizmit të bashkëpunimit dhe komunikimit propozojmë takime për përparim të dialogut dhe përforcim të besimit në nivele të ndryshme mes funksionarëve të të dyja palëve edhe atë në nivel të ministrave, kryeministrave apo nivele tjera te cilën ata do ta përcaktojnë, diçka për të cilën shumë herë jemi angazhuar dhe serish e riafirmojmë. Vlerësojmë se dinamizmi i dialogut në kuadër të KB është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, proces i cili duhet të vazhdohet me intensitet dhe rëndësi ndërsa pritet edhe zgjidhje e shpejt", tha Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i qeverisë.
Si iniciativa tjera që do të ndikojnë në përforcimin e besimit qeveria propozon formimin e më shumë komiteteve në sfera të ndryshme si dhe hapjen e tre vendkalimeve të reja kufitare, në Prespë, Dojran dhe Gjevgjeli.
"Nënshkrimi i deklaratës për miqësi dhe bashkëpunim, themelimi i një komiteti të përbashkët arsimoro-historik, nënshkrim i një propozimi kornizë për përparimin e marrëdhënieve bilateral mes Maqedonisë dhe Greqisë, themelimin e komitetit të përbashkët i cili do të përbëhet nga përfaqësues të ministrive të brendshme të të dyja vendeve , policia kufitare dhe dogana, rregullimi me një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik përmes marrëveshjes për tejkalim të tatimit të dyfishtë", theksoi Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës I qeverisë.
Përgjigja pozitive e Greqisë për këto iniciativa do të dëshmoj se ajo është e përkushtuar ndaj rajonit dhe zgjerimit të NATO-së, ka theksuar Gjeorgjiev.
Gjyltene Rexhallari
Comments