Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Përfundoi saga e dhënies së diplomave në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Por për këtë u dështën plot tre javë sensibilizim nga televizioni Alsat që të bindet zëdhënësi e USHT-së Selam Sulejmani se megjithët diplomat nuk jepen sa çel e mshel sytë siç pretendoi ai edhe gjatë ndarjes së sotme të diplomave me dizajnë të ri.

"Shpresoj që Televizioni Alsat ta ketë regjistruar këtë pamje që u kry sa hap e mbyll sytë", deklaroi Selam Sulejmani, zëdhënës i USHT-së.

Por nga përsëritja e kësaj fraze nga ana e tij mund të konstatohet se Selamit u janë dashtur plotë tre javë kohë për të hapur sytë që të njoftohet me problemin real që kanë qindra stundetë të diplomuar të USHT-së. Në mesin e atyre që sot mori diplomën ishte edhe Kadri Kamberi studenti i cili madje kishte humbur një vit për t'i regjistruar studimet pos-diplomike në Gjermani për shkak të mungesës së diplomës. I ati i tij tha se pa ndihmën e Alsatit, as që do të mund të merrte sot diplomaën e djalit të tij

"Së pari e falënderoj shumë Alsatin që na dha përkrahje dhe studentët që na dhanë përkrahja që morëm diplomat", u shpreh Jakup Kamberi, prind i Kadri Kamberit.

Edhe Fatlume Adili e diplomuar si infermiere e përgjithshme për ta marrë diplomën e saj kishte pritur një vit e gjysme.

"Një vit e gjysmë. Arsyeja pse nuk i kemi marr diplomat nuk e dimë", u shpreh Fatlume Adili, e diplomuar.

Se pretendimet e Selamit nuk mbajnë lidhje me marrjen e diplomave dëhsmon edhe deklarata e zëvendësministrit të arsimit Safet Neziri i icili tha se ai që punon edhe gabon.

"Pas senizibilizimit të rastit të diplomave arritëm që të kurorëzojmë dhe të fillojmë dhënien e diplomave të gjithë atyre studentëve të cilët e meritojnë dhe që në të ardhmen t'i kenë diplomat e veta. Një njeri, një institucion që punon ndonjëherë gabon ai që s'punon as nuk gabon as vepra të mira nuk krijon", deklaroi Safet Neziri, zv/ministër i arsimit.

"Universiteti shtetëror i Tetovës shënon një kapitull të ri në sukseset e tij, pra sot në mënyrë solemne do të japim diplomat me dizajn të ri për studentët të cilët i kanë mbaruar studimet deridiplomatikederi në fakultetet dhe programet sutdimore të këtij institucioni për arsim të lartë" , theksoi Vullnet Ameti, U.D rektor i USHT-së.

Sot janë ndanë 106 diplomat e para me dizajn të ri të cilat në prapavijën e tyre përfshijnë "Shtëpinë e Kongresit të Alfabetit" në Manastir ndërkohë për marrjen e diplomës sipas të dhënave të Alsat presin rreth 1700 të diplomuar. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended