Ndoshta moshanikët e tij që jetojnë këtu te ne do t'ia kenë zili, por amerikani 91 vjeçar, Majk Grinshtajn është një shembull i vërtetë edhe për brezat e rinj. Ai është një veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe njeriu i cili ka nofullën më të fortë në botë. Me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA, ky super gjysh ka demonstruar forcën e tij para kamerave të një televizioni të Nju Jorkut. Publiku amerikan mbeti i habitur kur 91 vjeçari Majk makinën e tij të lidhur me litar kishte filluar ta tërheqë me dhëmbë. Kam një përvojë të mirë në këtë punë, tha ushtari veteran, i cili këtë e ka bërë për herë të parë, në moshën 75 vjeçare. Edhe pse mjaft i moshuar, Majk nuk ka probleme serioze shëndetësore. Sekretin e dhëmbëve të fortë dhe të shëndoshë e ka prej babait të vet, senatorit të famshëm amerikan Xho Grinshtajn. Ai gjithmonë e ka këshilluar djalin e tij ti lan dhëmbët me ujë dhe kripë pa jod. Siç shihet receta vërtetë funksionon. Petar Bllazhevski
Comments