Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Inspektorati shtetëror i arsimit (ISHA) ka konfirmuar dokumentin në të cilin një ditë më parë e zbuloi Alsat-M, ku thuhet se rektori aktual i USHT-së Vullnet Ameti, në mënyrë të paligjshme ka fituar gradën shkencore 'Docent'. "Lidhur me mbikëqyrjen pas parashtresës me numër 21-136/20 nga 26.04.2011, është konstatuar shkelje e nenit 135 të ligjit për arsim të lartë, si dhe nenet 89 dhe 96 nga Statuti i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Për të njëjtën është parashtruar kërkesë deri tek Gjykata themelore Tetovë", thuhet në përgjigjen me shkrim të inspektoratit.
Ndërkaq sa për ilustrim, neni 135 i ligjit për arsim të lartë parashikon:
"Më së voni gjashtë muaj para skadimit të afatit gjatë kohës kur është kryer zgjedhja për titullin akademik-shkencor, shkencor, akademik respektivisht titullin e bashkëpunëtorit, rektor, dekan, respektivisht drejtori shpall konkurs për zgjedhje të gjithë titujve akademik-shkencor, shkencor, akademik, respektivisht tituj bashkëpunëtor. Gjatë zgjedhjes nga alineja 1 i këtij neni zbatohen dispozitat e këtij ligji për zgjedhjen e titujve akademik-shkencor, shkencor, akademik dhe titujve bashkëpunëtoër..."
Pra sipas dokumentit të Inspektoratit shtetëror të Arsimit me datë 26.04.2011 Vullnet Ameti, në mënyrë të paligjshme e ka fituar titullin docent. Respektivisht në dokumentin që mban numrin 21-136/20 qëndron: "Lidhur me angazhimin e d-r Vullnet Ameti, si anëtar i Senatit të USHT-Tetovë, i njëjti ka vendim për ngrirjen e marrëveshjes për punësim për shkak të zgjedhjes si deputet në Kuvendin e R. Maqedonisë, dhe në mënyrë të paligjshme në atë periudhë është zgjedhur me titull docent i Fakultetit për kulturë fizike pranë USHT-Tetovë dhe është angazhuar për shërbime intelektuale. Inspektorati shtetëror pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë inspektimit ka konstatuar paligjshmëri, dhe për shkak të shkeljeve ligjore ka parashtruar kërkesë me numër 21-136/16 nga 13.04.2011 për ngritjen e procedurës kundërvajtës deri te Gjykata Themelore, Tetovë".
Alsat-M kërkoi prononcim nga inspektorati shtetëror për arsim nëse përkundër këtyre paligjshmërive gjatë fitimit të titullit shkencor docent, Vullnet Ameti mund të kryej funksionin në të cilin është zgjedhur aktualisht ushtrues i detyrës rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, por Inspektorati akoma nuk ka asnjë përgjigje. Ndërsa një ditë më parë zv/ministri i arsimit Safet Neziri tha gjatë zgjedhjet së Ametit në këtë post janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended