Sipas shumë deputetëve, ligji i miratuar është historik sepse realizimi i projektit do të jepë kontribut esencial për zhvillimin ekonomik të vendit. Plane për ndërtimin e kanalit në Nikaragua ka pasur që nga viti 1833, por ato asnjëherë nuk janë realizuar, kryesisht për shkaqe politike, përkatësisht që monopolin e transportit ta ketë shteti i Panamasë dhe mbështetësit e saj, sidomos SHBA-ja. Por, pasi tani parlamenti i Nikaraguas e solli këtë ligj, situata ndryshon.
"Tani të gjithë duhet të kyçemi në këtë projekt. Të gjitha personalitetet shoqërore, ekonomike dhe politike ta mbështesin këtë iniciativë dhe ekonomisë së Nikaraguas t'i jepet një nxitje e fortë ndërsa nga kjo do të përfitojë e tërë Amerika Qendrore", deklaroi Xheni Martinez, deputete e partisë qeveritare.
Kanali i Nikaraguas pritet të jetë Shoqatë Aksionare në të cilën 51për qind të aksioneve do të jenë në pronësi të shtetit, ndërsa përqindja tjetër prej 49 për qind në pronësi të investitorëve. Për realizimin e projektit, para priten nga Rusia, Kina, Brazili dhe Venezuela. Kanali i Panamasë nuk mundet ta mbulojë gjithë komunikacionin detar botërorë për shkak të zhvillimit të shpejtë dhe tregtisë ndërkombëtare. Ivan Bllazhevski
Comments