Takimi i grupeve opozitare siriane në Kajro pësoi fiasko

  • 9 years ago
Takimi dyditor i opozitës siriane në Kajro përfundoi me kaos. Siç informojnë pjesëmarrësit, delegatët janë sulmuar dhe ofenduar njëri me tjetrin deri në atë shkallë sa që gjatë pjesëmarrëse, kishin filluar të qajnë. Ndonëse grupet kanë pasur qëndrim të njëjtë rreth asaj se presidenti Asad patjetër të largohet nga pushteti, ndai të mëdha kishte pasur rreth mënyrës së largimit të Asadit nga pushteti. Sipas analistëve, ndarja e këtillë e kundërshtarëve të Asadit, është një nga shkaqet përse edhe pas 16 muajve nga fillimi i konfliktit, Bashar Al Asad ende qëndron në pushtet.
Ndërkohë, Damasku zyrtar e akuzoi Turqinë se i ndihmon kryengritësit sirian. Në intervistë për gazetën turke "Xhumhuriet", presidenti Asad gishtin e drejtoi drejtë kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, duke e akuzuar atë për bërjen e politikës hipokrite. Ndërkaq, sot sipas shkrimeve të gazetës ruse "Komersant", vendet e Perëndimit kinse nga Rusia kërkojnë që Asadit t'i ndajë azil politik. Por, siç kanë deklaruar përfaqësuesit e Kremlinit, Moska zyrtare, tash për tash, nuk planifikon një gjë të tillë. Petar Bllazhevski

Recommended