Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Përvojat e rajonit të Normandisë së Poshtme të Francës lidhur me zhvillimin e suksesshëm të procesit të decentralizimit do të mund të shfrytëzohen edhe më tej nga Maqedonia, gjegjësisht nga Ministria e Pushtetit Lokal. Kjo u konfirmua sot gjatë firmosjes së dokumentit me të cilin vazhdohet marrëveshja në fjalë. Ministri i Pushtetit Lokal Nevzat Bejta, tha me këtë rast se deri më tani nga ky bashkëpunim i firmosur në vitin 2009 janë binjakëzuar 9 komuna të Maqedonisë me ato të rajonit të Normandisë së Poshtme në Francë.
"Me këtë memorandum të bashkëpunimit ne do të kemi mundësi që të marrim përvojën e zhvillimit të arsimit, zhvillimit të kulturës, trashëgimisë kulturore, zhvillimit të bujqësisë edhe zhvillimit të ekonomisë lokale. Besojë se në memorandumin tonë e kemi paraparë edhe formimin e grupeve punuese ku do të kemi bashkëpunim reciprok dhe të marrin përvojë administratorët tanë nga ata të Normandisë së Poshtme edhe vendi ynë ngadalë të fillojë të plotësojë kushtet që një ditë edhe shteti ynë të jetë anëtare e barabartë e shteteve të BE-së dhe të njëjtën gjë ta bëjnë edhe komunat tona të cilat do të jenë pjesë përbërëse e komunave të shteteve të BE-së", deklaroi Nevzat Bejta, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
Gëzohem që ky partneritet po vazhdon dhe që po përforcohet ashtu siç po kalojnë vitet. Bëhet fjalë për një marrëveshje bashkëpunimi e cila për herë të parë u firmosë gjatë vitit 2009 dhe që parasheh një sërë aktivitetesh, veçanërisht në pjesën e decentralizimit gjegjësisht transmetimin e përvojave tona që po implementojmë së bashku me ju, gjithnjë në dobi të qytetarëve të Maqedonisë", tha Karine Feret, nënkryetare e Rajonit të Normandisë së Poshtme, Francë. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended