Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Barriera për kënde dhe meduza në plazhe, aplikim për celular i cili sugjeron si të ushqehen të rinjtë në mënyrë të shëndetshme, përmirësimi dhe shtimi i rendimenteve tek kulturat bujqësore. Të gjitha këto janë zbuluar dhe menduar nga të rinjtë e Evropës. Ato sot në Shkup ishin pjesë e garës evropiane të sipërmarrësve. Me zbulimet e tyre synojnë të ndihmojnë në përparimin e jetës, si dhe për fitimin e mirë të ekipit dhe shtetit.
"Ne menduam absorbues të kundërmimit. Bëhet fjalë për një simit që mund ta vendosni në frigorifer, në këpucë ose afër kanakarit tuaj. Ai i absorbon kundërmimet. Ne veçmë u kemi ofruar distribuesve dhe marketeve dhe shpresojmë që për një apo dy muaj, prodhimi do të dalë në treg", tha Nil Fransis, sipërmarrës nga Belgjika
"Ne ofruam kandelë dhe libër mësimi. Janë të paketuar në një prodhim dhe kontribuojnë që fëmija apo ata që mësojnë, materialin ta përvetësojnë në mënyrë të lehtë, por gjithashtu të zhvillojë më shumë dashuri ndaj librave dhe leximit", u shpreh Polina Nedelçevska, sipërmarrëse nga Bullgaria.
"Jo vetëm se mundet të fitohet mirë, por idetë e reja të biznesit bëhen bazë për rritjen e më tejme ekonomike", theksoi Martin Stojanoviq, sipërmarrës nga Maqedonia
Manifestimi i sotëm u mbajt në patronazhin e presidentit Gjorgje Ivanov. Ai i shikoi prodhimet dhe i nxiti të rinjtë të ballafaqohen me sfidat dhe me zbulimet e tyre ta fitojnë papunësinë.
"Në kohë të krizës ekonomike dhe në rritje të vazhdueshme të papunësisë tek të rinjtë, si një kategori tejet e ndjeshme socio-ekonomike, përmes kësaj gare evropiane do të kemi mundësinë të bindemi se me edukim të mirëfilltë dhe me inspirim, nuk ekzistojnë kriza dhe kufizim të mendimit të sipërmarrësve", deklaroi Gjorgje Ivanov, president i Maqedonisë.
Në garë morën pjesë 70 sipërmarrës të rinj nga 12 vende të Evropës. Projekti më i mirë do të fitojë 1 mijë euro, ndërsa dhuratën e ndajnë organizatorët e evenimentit. Verica Pavlloska

Category

📺
TV
Comments

Recommended