Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kryetari i komunës së Çuçer Sandevës të Karadakut Jovan Pejkovski përmes konferencës së shtypit do ta ndriçojë rastin dhe mosmarrëveshjet me investuesin Isni Sinani i cili para një jave u ankua se Pejkovski nuk e lejon të ndërtojë pompën e Benzinës. Ndonëse javën e kaluar Pejkovski për Alsat M paralajmëroi se sot do të përgjigjet rreth të gjitha çështjeve të hapura lidhur me investimin e përmenduar, megjithatë, sot u bë pishman. Ai paralajmëronte se do të vërtetojë se Sinani nuk e ka dokumentacionin e duhur prandaj i ndalon ndërtimin e pomës së benzinës. Pejkovski sot përmes telefonit tha se gjatë javës do të thërrasë konferencë shtypi ku do i paraqesë qëndrimet e tij. Ndërkaq Isni Sinani para një jave e akuzoi Pejkovskin se problemi me ndërtimin e pompës së benzinës u krijua pasi kryetari i komunës i ka kërkuar mitë.
"Dokumentet i kam të gjitha në rregull, kryetari i Komunës së Çuçer Sandevës më bën probleme për shkak se mi ka kërkuar 25 mijë euro në zyre të vet, mi ka shkruar në letër dhe nuk ia kam dhënë. I ka lind ideja tjetër të ndërtojë pompë vet, mua më thotë ndërto servis apo çka të duash e jo pompë të benzinës këtu", deklaroi Isni Sinani, investues.
Për këto akuza, Pejkovski paralajmëroi ngritjen e padisë për shpifje kundër Sinanit. Një pjesë e udhëheqësve në sektorët e urbanizmit në komunat e tjera që i konsultoi Alsat M, thonë se në raste të këtilla, Pejkovski ka bazë juridike që t'i kërkojë të gjitha dokumentet e duhura, por është dashur të rishqyrtojë nëse vallë gjatë kontrollit të inspektorit ndërtimor komunal, Sinani kishte filluar ndërtimin në atë vend. Të paktën nëse kishte vendosur edhe një themel, atëherë kryetari nuk ka pasur bazë të ia mohojë investimin, përkatësisht ndërtimi i saj është dashur të realizohet. Verica Pavlloska

Category

📺
TV
Comments

Recommended