Ivanovski: 'Velanoski ushtar partiak i VMRO-DPMNE-së'

  • 9 years ago
Kreu i parlamentit është vendosur në funksion të VMRO-DPMNE-së dhe jo të të gjithë deputetëve. Kështu akuzoi LSDM-ja numrin një të institucionit ligjvënës,Trajko Veljanoskin, i cili ditë më parë kishte deklaruar se opozita me propozimin e një sërë ligjesh po shpenzon shumë kohë, shumë para dhe në një farë forme bllokon punën e parlamentit.
"Në vend që ta përshëndes iniciativën e opozitës për një garë politike në ide, si duket Veljanoski i ka ngatërruar shpejtësitë dhe me brifingjet e këtilla në mënyrë plotësuese ka betonuar përshtypjen se pushteti aktual është jo-demokratik dhe se ai personalisht nuk ka as kapacitet e as vullnet që të jetë i pari mes të barabartëve. VMRO DPMNE dhe Trajko Velanoski nuk durojnë mendim ndryshe dhe shumë më tepër dëshirojnë sistem njëpartiak ku do të sundoj diktatura e VMRO-DPMNE-së ", tha Igor Ivanovski, koordinator i LSDM-së.
Ivanovski njëherit deklaroi se grupi parametra i LSDM-së edhe më tej do të vazhdoj të bojkotoj koordinimet me Veljanovskin nga shkaku se sipas tij Velanoski vazhdon të jetë një ushtar partiak.
"Mos pjesëmarrja në koordinime është raport vetëm ndaj kryetarit të Kuvendit Velanoski, i cili zgjodhi të jetë ushtar partiak i VMRO-DPMNE-së dhe jo kryetari institucionit më të rëndësishëm në shtet, i cili jo vetëm që miraton ligje por edhe e kontrollon Qeverinë të cilën ne e zgjedhim si institucion", u shpreh Igor Ivanovski, koordinator i LSDM-së.
Ivanovski shprehu indinjatën rreth asaj se përkundur numrit të madh të ligjeve dhe amendamenteve të propozuara nga opozita, deputetet e mazhorancës nuk e kanë parë të udhës të mbështesin ndonjë nga ligjet që vijnë si propozim i opozitës. Bedri Rexhallari