Derisa BDI pretendon se gjatë fundjavës është arritur marrëveshje me partnerin e koalicionit për Kalanë, një gjë të tillë e mohon drejtori i drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe historike Pasko Kuzman. Ndryshe nga ky i fundit, deputeti i BDI-së Behixhudin Sheapi i cili thotë se ka qenë pjesë e negociatave me Kuzmanin për ALSAT M duke arsyetuar marrëveshjen shprehet se një pjesë e objektit kishë në Kala do të rrënohet dhe do të jetë në lartësinë e mureve të fortifikatës dhe do të ndërtohen edhe dy objekte tjera njëra muze xhami pa minare dhe tjetra muze i periudhës parahistorike dardano-pajone. "Është arritur një marrëveshje në princip me disa konkluzione dhe në rend të parë emërtimin e objekteve, muzeumeve brenda në Kala, muzetë të emërtohen në këtë mënyrë: Muzeu i periudhës parahistorike mbi themelet e shtëpisë dardano-pajone, pastaj emërtimi i dytë do të jetë muze u kulturës islame mbi themelet e xhamisë nga periudha osmane dhe emërtimi i tretë do të jetë muze mesjetar mbi themelet e kishës bizantine", tha Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së. Por Pasko Kuzman i kontaktuar nga ALSAT M thotë krejt diçka tjetër. Marrëveshje nuk me BDI-në. "Jo jo, nuk jemi marrë vesh asgjë. Zyrtarisht ende nuk kemi biseduar asgjë, vetëm jo formalisht vetëm kemi biseduar diçka", tha Pasko Kuzman, drejtori i drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe historike. Edhe pse Kuzman thotë se nuk ka marrëveshje, Shehapi thotë se marrëveshja e arritur është konform marrëveshjes për themelimin e Qeverisë dhe këtë marrëveshje e cilëson si kompromis."Ky solucion ky kompromis tani për tani mendojmë se është mjaft i përshtatshëm dhe krejt kjo është konform marrëveshjes për themelimin e Qeverisë dhe me këtë marrëveshje në rast se arrijmë ti bindim palët se duhet vetëm në këtë mënyrë të vazhdojnë projektet mendoj se do të ulen tensionet dhe kalaja do të frymon me aspektin e vet multikulturor, multicivilizues", tha Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së. Shehapi mëtej thotë se Kishë në kala nuk do të ketë. "Po shikoni nuk bëhet fjalë për kishë definitivisht. Nuk do të kenë elemente fetare dhe nuk do të përmbajnë asnjë element religjioz", tha Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së.Në shkurt të 2011 tentimet e Kuzmanit ta ndërtojë objektin kishë gjatë natës në mënyrë tinëzare shkaktoi revolt tek partneri i koalicionit. Funksionar të saj rrënuan dhunshëm muret e objektit dhe vetëm disa ditë më pas tek kalaja e Shkupit erdhi deri tek përleshje masive mes shqiptarëve dhe maqedonasve që rrezikonte seriozisht cenimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Shkëlzen Aqifi
Comments