Paralajmërimi i akademikut Qosja: Po ra gjuha, bie shteti

  • 9 years ago
Profesor Rexhep Qosja, është shprehur kategorikisht kundër ëdo ndërhyrjeje në gjuhën letrare Shqipe. Në një intervistë dhënë për gazetën javore "Java" të Prishtinës, pak kohë më parë, akademiku Qosja thotë se gjuha shqipe, nuk është çështje vetëm e gjuhëtarëve, por e mbarë popullit. "Nuk ka gjuhë letrare atje ku nuk ka shtet, më saktësisht, atje ku nuk ka vetëdije për shtetin, për të përbashkëtën institucionale"-shprehej Qosja.