Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Shteti do të themelojë Ent gjeologjik, i cili duhet të fillojë të funksionojë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Propozim ligji për Ent gjeologjik është projekt i përbashkët i ministrive të Ekonomisë dhe asaj të Ekologjisë. Përfitimet nga ky institucion i ri shtetëror, sipas ministrit të Ekologjisë Abdilaqim Ademi do të jenë të shumëfishta. Krahas hulumtimeve gjeologjike për kartat themelore gjeologjike, puna e Entit është e rëndësishme edhe për zgjidhjen e problemeve nga sfera e furnizimit me ujë, gjeoteknikës dhe për nevojat e planifikimit hapësinor. Shkak për formimin e Entit gjeologjik është numri i rritur në mënyrë të konsiderueshëm i investitorëve në pjesën e derivateve minerale, si dhe potencialin e madh të shtetit në këtë sferë.
"Ente gjeologjike ka në pothuaj të gjitha shtetet nga Bashkimi Evropian, ndërsa shpresojmë se hapja i këtij organi shtetëror në Maqedoni do të kontribuojë për rritjen e numrit të investimeve", deklaroi Valon Saraçini , ministër i Ekonomisë.
"Enti do t'i përgatit propozimet gjeologjike për planifikim hapësinor, ndërtimtari, furnizim të ujit, bujqësi, pylltari, urbanizim dhe ndërtimin e objekteve infrastrukturore. Do të merr pjesë edhe në përpunimin e strategjisë për hulumtime gjeologjike, shfrytëzim të qëndrueshëm dhe eksploatim të derivateve minerale, ndërsa do të ketë edhe kompetenca tjera", tha Abdilaqim Ademi, ministër i Ekologjisë. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended