Ahmeti: 'Posti obligim për mua'

  • 9 years ago
Rektori i ri i Universitetit Shtetëror të Tetovës Vullnet Ahmeti, në konferencën e parë për shtyp ka paralajmëruar ndryshime të mëdha. Ai tha se angazhimi i tij parësor do të jetë përforcimi i kapaciteteve profesionale dhe akademike. Vullnet Ahmeti erdhi në postin e ushtruesit të detyrës rektor i USHT-së, pas dorëheqjes së rektorit të deritanishëm Agron Reka, i cili në këtë post qëndroi prej tre vjetësh.
"Për mua kjo detyre paraqet obligim dhe përgjegjësi mbi të gjitha kombëtare dhe angazhim profesional e moral për këtë vatër të shenjtë të arsimit sipërorë të shqiptarëve në Maqedoni. Ndryshimet e lartpërmendura ndodhin për herë të parë në historikun gati 18 vjeçare të universitetit tonë, në mënyrë dinjitoze demokratike dhe të qytetëruar në funksion të vazhdimësisë së konsolidimit të traditës arsimore dhe shkencore , forcimit të kapaciteteve akademike administrative dhe hapësinore e të gjitha këto për interesin e studentëve dhe cilësisë së studimeve deridiplomike dhe pasdiplomike.
Do vazhdojmë të punojmë në ndërkombëtarizimin e Universitetit krijimin e marrëdhënieve të reja për bashkëpunim sidomos me universitetet shqiptare nga rajon dhe ato ndërkombëtare", deklaroi Vullnet Ameti, U.D. Rektor I USHT-së. Alsat-M

Recommended