Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit e ka cilësuar si atentat ndaj USHT-së emërimin e Vullnet Ahmetit për Rektor tw USHT-së. Sipas kësaj partie kjo flet qartë për politizimin e skajshëm që BDI po i bë institucionit më të lartë arsimor të shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas PDSH-së Vullnet Ahmeti ka qenë deputet i BDI-së dhe aktualisht është në listën për deputet në njësinë zgjedhore numër 6.
"Dje BDI finalizoi procesin e shkatërrimit të USHT-së. Në krye të institucionit arsimorë më të lartë të shqiptarëve në Maqedoni, emëroi Vullnet Ahmetin. I njohur për muskuj dhe dhunë e jo për urtësi dhe dije. Nuk flasim për përgatitje profesionale të personit në fjalë, që si person e dimë të gjithë që ka shkollim të dyshimtë, diplomë të dyshimtë si dhe tituj shkencorë të dyshimtë. Imagjinoni, udhëheq universitetin një doktor në thojza në lëmin e mundjes stil lirë. Me fjalë të tjera doktor pehlivani, pehlivan dasmash. Opinioni duhet ta dijë se Vullnet Ahmeti është një ish deputet i BDI-së dhe aktualisht është në listë për deputet të BDI-së në njësinë zgjedhore numër 6. Politizim më i skajshëm dhe më eklatant se ky emërim nuk ka dhe nuk mund të ketë. Në qoftë se një populli donë t'ia vrasësh ardhmërinë, vritja procesin edukativo arsimorë, këtë po e bën BDI" Bekim Fazliu, PDSH. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended