Një autobus me 50 turistë malazezë i linjës Nikshiq-Selanik është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Hani i Hotit, vetëm 6 kilometra pa hyrë në Shkodër, në vendin e quajtur Shtoj i Ri. tmirësisht të gjithë turistët kanë shpëtuar pa marrë dëmtime, ndërsa kanë mbetur të plagosur shoferi i autobuzit Zoran Brahovic me targa malazeze KL AA 809 dhe drejtuesi i furgonit me targa të Shkodrës , SH 6302 E. Sipas dëshmitarëve autobuzi me turistë që lëvizte për në drejtim të Shkodrës është përplasur me furgonin e transportit të mallrave.
Comments