Tetovë-moti, rritet numri i personave që kërkojnë ndihmën e shpejt

  • 9 years ago
Arrin në 140 numri i personave që në ditë kërkojnë ndihmë e shpejtë mjekësore dhe I atyre që paraqiten institucionet e shëndetit për marrjen e ndihmës dhe thuajse 90 për qind e tyre këtë e bëjnë si pasojë e motit të nxehtë dhe mos-respektimit të rekomandimit të mjekësore. Kështu është shprehur kështu, njeriu i parë ndihmës së shpejtë në Tetovë, Gëzim Nuredini.
"Sa iu përket thirrjeve ata që kanë nevojë më shpesh për intervenim janë personat me sëmundje të zemrës, personat me problem në sistemin respirator dhe kategoria tjetër është ajo e pacientëve me sëmundje reumatike. Janë edhe ata që nuk kanë asnjë problem por klima ndikon edhe tek ata veçanërisht ata që nuk i respektojnë rekomandimet e mjekëve. Kohëve të fundit është paraqitur edhe një lloj sëmundje tjetër, me personat që e keqpërdorin ujin e ftohtë dhe akullin dhe për çudi vijnë pacientë me skuqje të fytit që nuk është karakteristike në këtë sezon të vitit",tha Gëzim Nuredini, kryeshef i ndihmës së shpejtë.
Mjekët rekomandojnë që nga ora 11 deri në ora 17 assesi të mos dilet në diell, por edhe nëse është e domosdoshme atëherë me çdo kusht të përdoren kapelat, veshjet e holla dhe si dhe të konsumohen sa më tepër lëngje pa gaz dhe pa alkool.
"Duhet ti respektojnë rekomandimet e mjekëve barnat të merren me kohë, dhe kategoria tjetër e qytetarëve duhet ti respektojnë rekomandimet, nga 11 deri në 17 mos dalin në diell por nëse dalin ti bartin kapelat syzet tesha me ngjyra të çela dhe ushqimi sa më I lehtë", tha Gëzim Nuredini, kryeshef I ndihmës së shpejtë.
Ndryshe reparti i ndihmës së shpejtë i Tetovës ka vite që pret realizimin e projektit të Ministrisë së Shëndetësisë, që ka të bëj me formimin e pikave shtesë të ndihmës së shpejtë nëpër fshatrat e Tetovës meqë për shkak të shtimit të numrit të banorëve të Tetovës dhe rrethinës kapacitetet e tanishme e kanë të vështirë të realizojnë ndihmën e shpejt për banorët. Bashkim Sulejmani

Recommended