Vazhdojnë inatet mes zyrtarëve të BDI-së?!

  • 9 years ago
Sekretari shtetërore në Ministrinë e Kulturës Muzafer Bislimi ndonëse i ftuar sot nuk mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve që mbahet në Strugë. Edhe përkundër përpjekjeve të Alsat-M për të mësuar arsyet e mos-prezencës së tij, Bislimi ishte i pakapshëm për ekipin tonë. Respektivisht nëse mos-prezenca e tij kishte të bënte me përplasjet që pak ditë më parë pati me drejtorin e Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve Shefqet Zekolli për shkak të mos ndarjes së parave për shënimin e 100 vjetorit të flamurit, apo për ndonjë arsye tjetër. As organizatorët e kësaj konference Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve dhe Komuna e Strugës nuk ishin në dijeni të arsyes së mos prezencës së Sekretarit Shtetëror. E ndërkohë që vazhdojnë përplasjet e zyrtarëve brenda partisë së Ahmetit, së fundmi për shkak të mos-ndarjes së parave nga Ministria e Kulturës për shënimin e 100 vjetorit të flamurit dhe për shkak të zhvendosjes së Institutit nga godina aktuale, analistët politik përplasjet e tilla i cilësojnë si luftë brenda llojit. Analisti Ymer Ismaili madje thotë se divergjencat e fundit në BDI janë si rezultat i ambicieve të personave të caktuar për të përmbushur interesat e tyre të cilat fare nuk brengosen për hallet e shqiptarëve.
"Kjo që ndodh në BDI tani, kjo quhet lufta brenda llojit, ka njerëz të pakënaqur në pozicionet e tyre sepse lakmojnë edhe më shumë të kenë pozicione se sa që kanë sepse unë personalisht nga kjo strukturë flas për maje të strukturës nuk besoj se ato janë të brengosur për platformën e BDI-së, ata më shumë kanë hallet e tyre personale për vetë-realizim të projekteve të tyre personale apo grupore se sa kanë hallin e vetë shqiptarëve. Andaj këto, ti quaj grindje brenda BDI-së më duken më shumë të niveleve personale të problemeve të tyre brenda se sa që kanë të bëjnë me vetë strukturën e BDI-së aq më pak me vetë strukturën e hallave të shqiptarëve në përgjithësi", deklaroi Ymer Ismaili, analist.
Ismaili më tej shprehet se në mënyrë plotësuese shqetëson fakti që BDI në përmbushjen e platformës së saj has në rezistencë të jashtëzakonshme edhe nga partneri i koalicionit VMRO DPMNE.
"Tani del në shesh që shqiptarët mund të fitojnë, mund të të kenë dhe dy elementet kryesore të asaj që quhen legjitimitet dhe legalitet dhe të jenë reprezent të shqiptarëve në sistemin e Maqedonisë apo Qeverisës, dhe përsëri të mos mund të bëjnë asnjë nga që ato kanë në platformën e tyre sepse sistemi i Maqedoni dhe mënyrë e funksionimit të qeverisë është unitare dhe në shumë elemente është etno-centrike",tha Ymer Ismaili, analist.
Ismaili gjithashtu vlerëson se është kohë e përshtatshme që pozita dhe opozita shqiptare të ulen bashkë për të izoluar politikën entocentriste të qeverisjes së Gruevskit. Madje ai sugjeron që zgjidhjet nuk duhet kërkuar në zënka personale, grupore apo partiake por në konceptet sistemore të vetë shtetit. Semr...

Recommended