Protesta në mbrojtje të parkut të Liqenit, studentët pëballen me fadromistët

  • 9 years ago
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Historike, Ekolëvizja dhe Qendra Shqiptare e Trashëgimisë protestoi sot paradite kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës për prerjen e disa pemëve shumëvjeçare në Kodrat e Liqenit, me qëllim zgjerimin e Rrugës së Elbasanit. Gjatë protestës ndodhi dhe një konfrontim fizik mes një grupi të rinjsh dhe fadromistëve që po punonin për hapjen e rrugës. Mes studentëve dhe fadromistëve ka pasur dhe konfrontime të lehta fizike, ndërsa raportohet se është dashur dhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Recommended