Qeveria nuk ka mjete për flamurin shqiptarë, por ka për 'Sveti Savën'

  • 9 years ago
Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptareve ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës për të mos mbështetur shënimin e 100 vjetorit të Flamurit si dhe ka përgënjeshtruar pretendimet e Sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës Muzafer Bislimi, se Instituti nuk ka konkurruar me një projekt të tillë. Në letrën me shkrim të këtij institucioni sqarohet se Komisioni i Kulturës i Kuvendit të Maqedonisë, në kuadër të veprimtarisë së tij për përcaktimin e shënimit të përvjetorëve të rëndësishëm dhe personaliteteve të rëndësishme për vitin 2012 ka vendosur që, mes tjerash Instituti ta shënojë përvjetorin e Flamurit shqiptar. Atë ia ka propozuar Kuvendit që në seancë plenare ta miratojë, ndërsa Kuvendi e ka miratuar dhe ato vendime janë botuar në Gazetën Zyrtare të datës 30 mars 2012.
Në reagimin me shkrim të Institutit më tej thuhet:
"Ashtu siç funksionon sistemi juridiko-kushtetues i Republikës së Maqedonisë,
vendimet e organit ligjdhënës, përkatësisht të Komisionit të Kulturës, i realizon organi
ekzekutiv, në këtë rast Qeveria, më saktë Ministria e Kulturës. Prandaj fakti që Ministria e Kulturës nuk e mbështet këtë përvjetor kjo nuk ka të bëjë fare me neve si institut, por është thjesht mosrespektim ndërinstitucional mes organit ligjdhënës dhe atij ekzekutiv. Për arsyet subjektive të këtij vendimi ne do të kursehemi nga çdo koment, megjithëse ato mund të jenë të kuptueshme për opinionin. Këtu bien poshtë pretendimet se ne nuk kemi aplikuar në Programin Nacional të Kulturës për vitin 2012, sepse kjo është diçka krejt tjetër nga ai program".
Nga Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve gjithashtu njoftojnë se përkundër injorimit që u bëhet nga ana e institucioneve shtetërore ata do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur mjete nga siç janë shprehur miq të vendit dhe të huaj dhe nuk do të lejojnë që ky përvjetor jubilar kaq i madh e i rëndësishëm, të mbetet i pashënuar.
Ndërkaq Ju rikujtojmë se si u përgjigj një ditë më parë Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Muzafer Bislimi, i cili vendimin e dikasterit të tij për mos ndarjen e mjeteve financiare për këtë manifestim e arsyetoi me faktin se Instituti nuk ka konkurruar me një projekt të tillë. Bislimi në reagimin e tij me shkrim dje tha se:
"Instituti nuk ka konkurruar në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës dhe rrjedhimisht ky projekt konkret nuk mund të mbulohet me mjete nga Ministria e Kulturës. Instituti, funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit, dhe kjo është ministria ku instituti duhet të kërkojë të përfshihet në programin vjetor ose të konkurrojë me projekt në Parlament".
Por ky reagim i Bislimit bie ndesh me përgjigjen e sotme të Instituti.
E përderisa Ministria e Kulturës nuk ka asnjë denarë të sigurojë për manif...

Recommended