Ministria e brendshme ka dërguar 150 parashtresa për qytetarët që kanë shkelur rregullat në trafik ndërsa një numër i madh i tyre janë në procedurë e sipër. Këto të dhëna janë rezultat nga zbatimi i projektit 'Qytet i sigurt' pas vënies në funksion të kamerave mbikëqyrëse në Shkup. Në mesin e shkelësve të rregullave të trafikut janë personalitete të ndryshme si dy profesorë universitarë, trajnerë të kombëtareve dhe shumë fytyra tjera publike. Bashkë me parashtesën dërgohen fotografitë e shkeljes së rregullave të trafikut, data dhe koha e realizmit. Në këtë fazë vetëm paralajmërohen qytetarët për shkeljet ndërsa dënimet do të varen nga serioziteti i shkeljeve, pra pasi të konstatohet nëse shoferi gabon zakonisht ose bëhet fjalë për gabim rasti. Parashtresat dërgohen përmes shërbimit policor por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ajo të realizohet përmes postës. Shkeljet më së tepërmi kanë të bëjnë me parkimin e gabuar dhe kalimin e linjave të plota. Alsat-M
Comments