Grekët, në ethe në prag të zgjedhjeve

  • 9 years ago
Grekët do të dalin këtë të diel të votojnë në zgjedhjet e parakohshme, pas dështimit një muaj më parë të krijimit të një qeverie koalicioni me bazë të gjerë. Situata mbetet kaotike për grekët, të cilët mbeten ende të përçarë për votën. Sondazhet thonë se sërish nuk do të ketë një parti fituese dominuese, dhe se vendi mund të shkojë drejt një skenari të ngjashëm me zgjedhjet e 6 majit. Partia Demokracia e Re e Antonis Samarrasit premton daljen e Greqisë nga kriza, por jo edhe daljen nga Eurozona.
"Ne nuk mund të luajmë më poker apo zar, me Greqinë. Kjo është rruga e përgjegjësisë, në të cilën ju jeni të qartë në atë që doni... dhe ne themi se ne duam euron por edhe rinegocim të planit të shkurtimit të borxheve", u shpreh Antonis Samaras, kryetar i Demokracisë së Re.
Në të njëjtën linjë, jo shumë larg Demokracisë së Re, gjenden edhe socialistët e PASOK-ut.
"Ne duhet të dërgojmë një mesazh se duam ristrukturim, ne duam të negociojmë marrëveshjen për kredinë e dytë, ashtu sic parashikon marrëveshja, por ne duam të ulemi në tryezën evropiane si partnerë të barabartë", deklaroi Evangelos Venizelos, kryetar i PASOK-ut.
Nga ana tjetër, nga një parti e vogël opozitare, partia Radikale Siriza e shndërruar në një lojtar kyç në zgjedhjet greke, e sheh sërish veten pjesë të skenës politike. Në zgjedhjet e para të 6 majit, Siriza mori 17 për qind të votave. Por, asaj që i trembet Evropa dhe bota, mbetet radikalizmi i kësaj partie.
"Ajo çfarë ju garantojmë është se Greqia nuk do të vazhdojë të jetë më derri i Guineas mbi të cilin luhen lojëra, ku gjithë barra e krizës të bjerë mbi popullin grek, edhe pse ai nuk është përgjegjës i saj. U themi Merkelit, Olonit dhe Lagardit se ju nuk mund të vazhdonte të shkatërroni dhe fyeni më popullin grek', tha Aleksis Cipras, lider i partisë 'Siriza'.
Për gjithë botën, zgjedhjet e reja shihen si 'dita e gjykimit'. Më radikalisht përgjigjen nga Gjermania, e cila paralajmëron se nëse në Greqi fiton e majta radikale, dalja e Greqisë nga eurozona 'do të ishte çështje javësh'. Admir Qose

Recommended