E marta e 13 është dhe "piku" dhe në Laç mund të takosh njerëz të të gjithë anëve. Duke iu avitur qershorit, numri i pelegrinëve në kishën e Shën Ndout vjen gjithnjë e në rritje, për të arritur në shifrën e 1 milionë njerëzve më 13 qershor. Pas meshës së shenjte tek Kisha ne maje te kodres, riti vazhdon tek Shpella e Shna Vlashit. Në përbërje të këtij kompleksi gjigant, diku në "këmbë" të Shenjtores, përballë Kalasë së Sebastesë, është dhe një shpellë e veçantë. Pas mbarimit të lutjeve sipër, njerëz të shumtë preferojnë të ulen ca shkalle më poshtë, për tek shpella e quajtur me emrin "Shna Vlashit".
Comments