TIRANE- Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka qëndruar për më shumë se 45 minuta në selinë e PS ku është takuar me kryetarin Edi Rama. Ai tha se vlerëson përpjekjet e dy palëve, si të socialistëve dhe të demokratëve për një kandidat zyrtar.
"Mendoj se Rama dhe PS meritojnë vlerësimin që nuk po institojnë që kandidati t'I përkasë së majtës. Berisha meriton vlerësimin që ka bërë të qartë se ka kandidat dikë me të cilin ndjehet komod për të punuar dhe nuk përfaqëson interesat e ngushta të partisë. Të dy palët po përpiqen për të nxjerrë një kandidat", tha Arvizu pasi u takua me Ramen ne seline PS.
Comments