Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, se ministrat të cilët nuk e përmbushin pyetësorin në afatin e parashikuar mund të marrin vlerësim negativ, e që nënkupton edhe shkarkim të tyre, komentohet në mënyra të ndryshme nga analistë dhe opozita në Kosovë. Këtë riformatim të paralajmëruar të kryeministrit, disa nga analistët politikë e shohin si të mirë, por ka edhe nga ata që vlerësojnë se me këtë lloj politike, kryeministri po mundohet të mbijetojë vetë. Nga ana tjetër, opozita i jep notë negative krejt qeverisjes aktuale.
"Ndoshta ndodh riformatimi, nëse pra ministrat nuk i përmbushin detyrat. Nëse kjo është arsyeja, kjo ka me qenë një ndryshim i mirëseardhur, sepse definitivisht Kosova ka nevojë për një Qeveri që do të performoj, e cila do të jep përgjigje në të gjitha pyetjet që i dërgon Brukseli edhe një Qeveri që ka me përshpejtuar rrugën e Kosovës drejt BE-së. Edhe ata që bëhen pengesë vërtet duhet me u ndëshkuar dhe me dalë prej Qeverisë", tha Ardian Arifaj, analist.
Ndërsa analisti tjetër Behlul Beqaj mendon se këtë riformatim të qeverisë, kryeministri mund ta bëjë vetëm për të mbetur vet në pushtet. 'Duke sakrifikuar të tjerët, kryeministri kohët e fundit po mundohet të mbijetojë vetë. Realisht problemet nuk janë te aleatët, por tek natyra e vendimmarrjes dhe detyrimet që po cakton ai karshi punës së ministrave, duke nisur nga dialogu dhe mënyra se si po mbushet buxheti i Kosovës"-ka thënë Beqaj. Për opozitën, dështimet e qeverisë janë evidente, dhe as shkarkimi i ministrave apo formatimi i kabinetit nuk e amniston atë nga situate
"Unë nuk dua të mbaj leksione ose të jap këshilla se çfarë duhej të bëjë kryeministri Thaçi, sepse unë jam opozitë dhe si opozitë mendoj se dështimet e kësaj qeverie gjatë një viti e gjysmë të qeverisjes janë evidente në shumë fusha dhe nuk ka nevojë të pritet shumë të konfirmohen ato dështime për të bërë këtë ose atë në qeverisje", u shpreh Skënder Hyseni, Deputet i LDK-së.
Kryeministri Thaçi edhe në mandatin e parë pati bërë riformatim të kabinetit të tij, por që nuk i rriti performancat e qeverisjes. Kësaj here, ai po përdor si justifikim plotësimin e pyetsorëve të fizibilitetit deri më 4 qershor, që duhet ti dorëzohen Komisionit Evropian. Ky pyetësor është kriter që në tetor, Kosova të firmos Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim. Admir Qose

Category

📺
TV
Comments

Recommended