Partia e Cërvenkovskit nëser fillon valën e protestave që do të përfshijë gjithë Maqedoninë. Turneun Cëvenkovski e nis nga Strumica, qyteti më i sukseshëm sipas tij me të cilën udhëheq kuadër i LSDM-së. Kreu i partisë më të madhe opozitare maqedonase tha se në periudhën e ardhme do të angazhohet i gjithë kapaciteti i kësaj partie, me qëllim që t'i jepet fund krizës së thellë në të cilën gjendet vendi dhe pozitës së mjerueshme të popullatës.
"LSDM-ja më gjithë kapacitetin e saj, me potencialet njerëzore, profesionale, ekspert në këtë periudhë është e angazhuar në gjendjen e mënyrës që të lehtësoj jetën e vështirë të qytetarëve tanë. Për atë qëllim japim propozim në kuvend dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ndërsa prej sot këtë fillojmë ta bëjnë në kontakte të drejtpërdrejta. Në periudhën e ardhshme kemi qëllim ta kalojmë gjithë Maqedoninë, çdo fshat, vend të banuar, lagje, do të përpiqemi ti drejtohemi secilit qytetar individualisht. Për ne nuk do të ketë pushim, fundjave, kjo do të jetë verë pune", deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Ndërkaq për sa i përket polemikave që ditëve të fundit qarkullojnë në opinion, se kush çfarë propozimi për emrin ka pranuar në të kaluarën, Cërvenkovski tha se në vitin 2008, para samitit të NATO-s në Bukuresht, Gruevski ka pranuar Emrin Republika e Maqedonisë (Shkupi) dhe jo që ai të shkojë në referendum.
"Emrin Republika e Maqedonisë (Shkupi), të cilin unë dhe kryeministri Gruevski e pranuan, kjo ishte mënyra e vetme që të shpresonim në ato kohë se në Samit do të merrnim vendim pozitiv për Maqedoninë. Ndoshta dikush nuk mendon se do të merrnim ftesën ndërsa pastaj të deklaroheshim në refendum. Unë nuk kuptoj nga vjen ai kompleks apo frustrim i Gruevskit vazhdimisht me gënjeshtra dhe manipulime ta turbulloj popullin. E gjithë Aleanca, të gjitha vendet anëtare, Greqia, Nimici, e dinin se e pranuam propozimin Republika E maqedonisë (Shkupi) dhe përsëri do të them propozim që 10 herë ishte më i keq nga ai i vitit 2005 ndërsa tani përpiqet ta përdor për diskualifikim tim personal apo të LSDM-së", tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Por, nga VMRO DPMNE hodhën poshtë këtë pretendim të Cërvenkovskit duke e cilësuar si gënjeshtër. Nga partia e Greuvskit i bënë thirrje kreut të LSDM-së të gjejë të paktën një fjali kur Gruevskit e ka pranuar këtë propozim, dhe vetëm nëse gjen atëherë mund të fasin se kush ka të drejtë. Ndryshe letra me propozimin e Nimicit që e publikoi Cërvenkovski në një nga televizionet në vend sipas kreut të LSDM-së është dorëzuar në Drejtorinë për kalsikikim e dokumenteve nga gazetari intervistues. Semra Jakupi
Comments