Anketë e re për besueshmërinë e partive politike dhe liderëve të tyre. Për dallim nga anketa e një dite më parë e cila nxirrte VMRO-DPMNE-në si fituese në zgjedhjet e ardhshme dhe Nikolla Gruevskin si liderin më të besueshëm, anketa e sotme e Qendrës për Hulumtime dhe Analiza (CIA) tregon të kundërtën. Sipas kësaj ankete, në rast se nesër do të mbaheshin zgjedhje 31.27 për qind do të votonin për LSDM-në(me partnerët e tashëm të koalicionit) ndërsa 26.31 për qind do të votonin për VMRO-DPMNE-në (gjithashtu me partnerët e koalicionit). Qendra për Hulumtime dhe Analiza ka anketuar 11 për qind të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë sipas kësaj ankete gjendja e subjekteve tjera politike është me sa vijon: BDI me vetëm 3.97 për qind, PDSH me 2.80 për qind, RDK-ja me 0.74 për qind dhe VMRO-Popullore me 2.53 për qind. Për asnjërën parti politike janë shprehur 13.14 për qind ndërsa të pa përcaktuar 14.37 për qind.
VMRO -- DPMNE 26.31 %
LSDM 31.27 %
BDI 3.97 %
PDSH 2.80 %
RDK 0.74 %
VMRO Popullore 2.53 %
Sa i përket liderëve të partive politike listës i prinë lideri i opozitës Branko Cërvenkovski me 32.21 për qind, pas tij radhitet Nikolla Gruevski me 27.35 për qind, Ali Ahmeti me 4.78 për qind, Menduh Thaçi me 3.31 për qind dhe Ruf Osmani me 1.25 për qind.
Nikolla Gruevski 27.35 %
Branko Cërvenkovski 32.21 %
Ali Ahmeti 4.78 %
Menduh Thaçi 3.31 %
Rufi Osmani 1.25 %
Anketa e Qendrës për Hulumtime dhe Analiza (CIA) është realizuar në 15 qytete të Maqedonisë dhe në të kanë marrë pjesë 1360 qytetarë. Dje një anketë e realizuar nga Instituti për hulumtime strategjike publikoi rezultate tjera, të cilat fituese e nxirrnin VMRO-DPMNE-në dhe liderin e saj Nikolla Gruevskin. Shkëlzen Aqifi
Comments