Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Gjykata Themelore në Shkup u ka vazhduar masën e paraburgimit 30 ditor tre personave të arrestuar më 1 maj në kuadër të aksionit policor 'Monstër', Agim Ismailoviqit, Rami Sejdi dhe Fejzi Hazirit, të cilët ndodhen në burgun e Manastirit. E njëjta masë u është caktuar edhe dy personave që gjenden në arrati, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi Avokati i të akuzuarve Naser Raufi tha për ALSAT M se edhe pse kanë kaluar një muaj nga arrestimi i tyre, gjykatësi hetues dhe prokurori ende nuk kanë prezantuar provat dhe dëshmitë që posedojnë për këtë rast. "Mund të konstatohet se prokuroria dhe gjykatësi hetues që është në korrelacion me prokurorinë në kësi raste, ende nuk kanë dalë me prezantimin e provave që i kanë në këtë rast" , tha Naser Raufi, avokat. Raufi tha se ende është herët të fillojë procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës, për shkak se të akuzuarit dhe avokatët ende nuk janë njoftuar për masat e veçanta që i ka paralajmëruar gjykatësi hetues. "Së pari duhet që masat e veçanta të prezantohen edhe të akuzuarve dhe avokatit mbrojtës. Do të thotë ende nuk ka filluar hetimi. Masat e veçanta nënkuptojnë transkriptimin e telefonave, bisedave mes të akuzuarve, gjykatësi hetues tha se disponojnë me shumicë të masave të veçanta, nuk e dimë se në çfarë orientimi janë masat e veçanta përveç me transkripton se ende asgjë s'kemi parë prej tyre. Tash janë bërë një muaj prej kur janë në paraburgim të akuzuarit, deri tash nuk kemi prova, argumente për këtë rast, presim gjykatësi të fillojë procedurën me prezantimin e masave të veçanta", tha Naser Raufi, avokat. Në aksionin policor 'Monstra' të datës 1 maj, policia kishte arrestuar 20 persona, ndërsa vetëm për tre të arrestuar gjykatësi hetues kishte ngritur akt-akuzë për terrorizëm si dhe për dy të tjerë që janë në arrati. Policia ka lëshuar fletë arrest ndërkombëtar dhe është vënë në kërkim të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit. Ndërsa për tre të arrestuarit Agim Ismailoviq, Rami Sejdi dhe Fejzi Haziri të gjithë nga Shkupi ka caktuar masën e paraburgimit. Nga 8 maji, në paraburgim gjithashtu ndodhet edhe Haki Haziri, për cilin ALSAT M kishte njoftuar se është zhdukur dhe asnjë institucion nuk dinte asgjë për fatin e tij. Pas plotë gjashtë ditëve Haki Haziri u nxor para gjykatësit hetues, i cili i caktoi masën e paraburgimit 30 ditor dhe i njëjti gjithashtu akuzohet për veprën terrorizëm. Shkëlzen Aqifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended