Tiranë, shmang përplasjen, shoferi përmbyset me gjithë makinë

  • 9 years ago
TIRANE- Për të shmangur përplasjen me një tjetër automjet, një makinë ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Aksidenti ndodhi në rrethrrotullimin e doganës në kryeqytet, pranë Zogut të Zi, ku automjeti tip benz me targë AA 545 AE doli nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore të saj dhe më pas është përmbysur. Për pasojë ka mbetur për disa minuta i bllokuar brenda në automjet drejtuesi i tij, pasi për shkak të pozicionit të makinës ishte e pamundur dalja. Është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit. Mesohet se i riu qe drejtonte automjetin ka marre plage te lehta. Nderkaq aksidenti shkaktoi rëndim të trafikut nga zona e Zogut të Zi deri te Dogana.

Recommended